Lajme Zone
U plagos në sy gjatë protestës në Tiranë, Erion Vishkulli publikon foto nga Italia pas operacionit: Kur Zoti vendos të bëjë një mrekulli, asgjë s’është e pamundur
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

U plagos në sy gjatë protestës në Tiranë, Erion Vishkulli publikon foto nga Italia pas operacionit: Kur Zoti vendos të bëjë një mrekulli, asgjë s’është e pamundur

Erion Vishkulli, 28-vjeçari nga Elbasani që u plagos rëndë në sy gjatë protestës së 24 tetorit në Tiranë, shfaqet për herë të parë me syrin e pafashuar pas ndërhyrjes kirurgjikale në Itali.

“Kur Zoti vendos të bëjë një mrekulli, asgjë s’është e pamundur”. Ky është mesazhi që Erion Vishkulli ka ndarë nga Italia, ku po trajtohet pas plagosjes së rëndë në sy gjatë protestës së 24 tetorit në Tiranë. 28-vjeçari nga Elbasani ka postuar një foto ku shfaqet me syrin e pafashuar, një ditë pas operacionit në klinikën “Gemelli” në Romë. LEXO edhe...Protesta në Tiranë, pas Kuvendit një grusht protestuesish mblidhen para Ministrisë së Arsimit! (VIDEO) Vishkulli u plagos gjatë protestës nga një objekt që dyshohet të ketë qenë plumb gome. Fillimisht ai mori ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës, ndërsa më pas u transferua në Itali. Një ditë më parë, ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, e cila, sipas ministres së Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, përfi me sukses. Mjekët arritën të shpëtonin syrin, ndërsa rikuperimi i shikimit do të kërkojë kohë dhe trajtime të mëtejshme. Për mjekimin e tij qeveria miratoi edhe një fond prej 5 mln lekësh. U.D/ReportTv.al erion vishkuli itali Klodiana Spahiu protestat kunder qeverise Komento Komente Urcjith: 29/10/2026 13:59 Puthi duart dhe kembet Rames dhe PS se te ishin te tjeret ne pushtet..... Përgjigju Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 73.4% Jo 23.8% Nuk e di 2.8% Vota total: 4958 Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?