Flavio Bolsonaro mbërriti në Miami pasi u largua nga Brazili, ku kishte refuzuar të zbatonte një urdhër të Gjykatës së Lartë për të dorëzuar pasaportat e tij. Ai falënderoi udhëheqësin argjentinas Javier Milei për ndihmën që i dha për të realizuar udhëtimin, si dhe presidentin amerikan Donald Trump, i cili i dha atij dhe familjes së tij viza hyrjeje në SHBA. Në një letër të parë të hapur, të publikuar në platformën X, Bolsonaro e shpalli veten presidentin e zgjedhur. Më pas, ai e fshiu atë version dhe e zëvendësoi me një letër tjetër, në të cilën e cilësoi veten si udhëheqësin e ligjshëm të Brazilit. LEXO edhe...Prej 64 vitesh në fuqi, Asambleja e OKB i jep fund embargos së SHBA-ve ndaj Kubës! 25 shtete abstenojnë, mes tyre edhe Shqipëria "Dua t’u them jo vetëm 60 milionë votuesve të mi, por edhe popullit brazilian, se unë jam udhëheqësi dhe se kriminelët që vodhën zgjedhjet në Brazil janë pjesë e një organizate kriminale që ka vendosur një tirani", deklaroi ai në versionin e përditësuar të letrës. Fitorja e Lulës është njohur nga Gjykata Federale Zgjedhore e Brazilit, liderët botërorë, vëzhguesit ndërkombëtarë dhe vetë partia e Bolsonaros. Zgjedhjet në Brazil u zhvilluan në përputhje të plotë me kërkesat ligjore dhe kushtetuese, deklaroi në një komunikatë kreu i autoritetit zgjedhor, pa iu referuar letrës së Bolsonaros. Deklarata e Bolsonaros përbën një problem për Uashingtonin, ndërsa ky i fundit përpiqet të menaxhojë përçarjen në marrëdhëniet me vendin më të madh të Amerikës Latine, i cili zotëron rezervat e dyta më të mëdha në botë të elementeve të rralla të tokës. Lula e ka akuzuar Uashingtonin se po bashkëpunon me familjen Bolsonaro për t’i ndihmuar ata të rikthehen në pushtet. Përpara zgjedhjeve të së dielës, Reuters raportoi për një fushatë të Departamentit Amerikan të Shtetit që synonte rikthimin e familjes Bolsonaro në pushtet teksa Uashingtoni ka mohuar se po ndërhyn në punët e brendshme të Brazilit. Xh.K/ReportTv.al SHBA Flavio Bolsonaro Komento Komente Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 73.4% Jo 23.8% Nuk e di 2.8% Vota total: 4957 Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?

