Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë në ceremoninë e Lamtumirës së Fundit të Mbretit të Norvegjisë, Harald V. Kreu i Shtetit ishte i pranishëm në shërbesën e mbajtur në Katedralen e Oslos pas një procesioni solemn të nisur nga Pallati Mbretëror, ku morën pjesë monarkë dhe liderë nga gjithë bota. LEXO edhe...Sesioni i ri/ Begaj apel për bashkëpunim: Mazhoranca t’i kthejë angazhimet në rezultate, opozita të ofrojë kontroll e alternativë! Protesta? Energjia e tyre të ushqejë dialogun Presidenti i Republikës, pasi kreu homazhe, i shprehu Mbretit Hakoon VIII, Familjes Mbretërore dhe popullit të Norvegjisë, ngushëllime të përzemërta për ndarjen nga jeta të Mbretit Harald V. “Mbreti Harald V ia kushtoi jetën shërbimit ndaj Norvegjisë dhe popullit të saj. Ai mishëroi vazhdimësinë, unitetin dhe vlerat e shoqërisë norvegjeze, duke fituar respektin dhe dashurinë e qytetarëve të tij. I shpreha ngushëllimet e mia dhe të popullit shqiptar Familjes Mbretërore dhe popullit norvegjez, duke nderuar kujtimin e Mbretit Harald V dhe kontributin e tij të çmuar në shërbim të vendit të tij”, vlerësoi Presidenti Begaj. R.Xh/ReportTv.al Bajram Begaj ceremonia mortore Norvegji oslo Mbretit Hakoon Mbreti Herald Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78% Magjistratëve 15.9% Nuk e di 6.1% Vota total: 2946 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?
