Lajme Zone
Përfshihet nga flakët makina në një parkim nëntokësor në Fier, banorët në panik
Të tjeraJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Përfshihet nga flakët makina në një parkim nëntokësor në Fier, banorët në panik

Një automjet tip “Mercedes-Benz” është përfshirë nga flakët paraditen e sotme në hyrje të parkimit nëntokësor në qendër të Fierit. Ngjarja ka shkaktuar panik te qytetarët, pasi nga automjeti është përhapur një sasi e madhe tymi, duke mbuluar edhe zonën e hyrjes së parkimit dhe duke ngritur shqetësimin për një përhapje të mundshme të zjarrit në ambientet nëntokësore.

Pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe dy automjete zjarrfikëse. Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë me shpejtësi për të izoluar dhe shuar flakët, duke parandaluar përhapjen e tyre në pjesët e tjera të parkimit.

Sipas të dhënave paraprake, zjarri ka nisur në pjesën e motorit të automjetit. Ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve bëri të mundur vënien nën kontroll të situatës dhe shmangien e përhapjes së flakëve, ndërsa autoritetet po verifikojnë rrethanat dhe shkaqet e incidentit.