Një 37-vjeçar është arrestuar në Mirditë, pasi dyshohet se kishte kultivuar dhjetëra bimë narkotike në një zonë të pyllëzuar në fshatin Xhuxhë. Operacioni i koduar “Droni” u finalizua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, pas monitorimit me dron të zonave të thella malore, në kuadër të kontrolleve për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike. Gjatë monitorimit, policia ka konstatuar 37-vjeçarin F. M., banues në fshatin Xhuxhë, teksa kujdesej për bimët narkotike që dyshohet se kishte kultivuar. Sipas policisë, në zonën e pyllëzuar dhe në afërsi të banesës së tij u gjetën rreth 60 bimë të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sativa. Pjesa më e madhe e bimëve u asgjësua me anë të djegies, ndërsa një pjesë u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

