Një aksident i rëndë është shënuar mesditën e sotme në Shkodër.
Rreth orës 12:00, shtetasi M. Ll., 25 vjeç, dyshohet se ka rrëshqitur aksidentalisht në një lokal në qytet dhe për pasojë është dëmtuar në kokë.
Pas ndihmës së parë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër, ai u transportua me helikopter në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

