Një 37-vjeçar është arrestuar në Mirditë pasi dyshohet se kishte kultivuar dhjetëra bimë narkotike në një zonë të pyllëzuar në fshatin Xhuxhë. Sipas Policisë, ai u zbulua gjatë monitorimit me dron të zonave të thella malore. F. M., banues në Xhuxhë, dyshohet se po kujdesej për bimët e kultivuara në mes të pyllit, ndërsa një pjesë e tyre ndodheshin edhe pranë banesës së tij. LEXO edhe...Në kërkim për vrasje mbetur në tentativë dhe shitje të narkotikëve, pranga 2 shqiptarëve në Itali! Pritet ekstradimi (VIDEO) Gjatë kontrolleve u gjetën gjithsej 60 bimë të dyshuara si Cannabis Sativa. Pjesa më e madhe e tyre u asgjësua, ndërsa disa prej bimëve u morën nga policia dhe u sekuestruan si provë materiale. Njoftimi i plotw i Policisw "Mirditë/Finalizohet operacioni i koduar “Droni”. U konstatua nëpërmjet monitorimit me dron, teksa kujdesej për bimët narkotike që kishte kultivuar në mes të pyllit, në fshatin Xhuxhë. Vihet në pranga 37-vjeçari. Asgjësohen dhjetëra bimë narkotike. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, si rezultat i kontrolleve me dronë në zona të thella malore, me objektiv parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, finalizuan operacionin e koduar “Droni”, gjatë të cilit u vu në pranga shtetasi F. M., 37 vjeç, banues në fshatin Xhuxhë. 37-vjeçari dyshohet se kishte kultivuar 60 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, në zonën e pyllëzuar të fshatit dhe në afërsi të banesës së tij. Pjesa më e madhe e bimëve narkotike u asgjësuan nëpërmjet djegies, ndërsa një pjesë e vogël u sekuestrua me cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme" -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë U.D/ReportTv.al Xhuxhe droge mirdite Komento Komente Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 5.9% Të gabuar 89.4% Nuk e di 4.7% Vota total: 3180 Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?

