Lajme Zone
“Më thoshte djali do të vras, s’të dua si mama”/ Ish-gruaja e dajës së Zegjine Çaushit: E mësonte ai. Një vit jam kuruar
Të tjeraBalkanWeb

“Më thoshte djali do të vras, s’të dua si mama”/ Ish-gruaja e dajës së Zegjine Çaushit: E mësonte ai. Një vit jam kuruar

Një dëshmi e rrëfyer për herë të parë në një studio televizive vjen sot në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” me autore dhe moderatore Evis Ahmeti. Ish-gruaja e Bledar Bakajt ka vendosur të flasë publikisht për historinë e saj, për marrëdhënien me ish-bashkëshortin dhe për gjithçka që ka përjetuar gjatë dhe pas jetës së tyre së bashku.

Një dëshmi e rrëfyer për herë të parë në një studio televizive vjen sot në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” me autore dhe moderatore Evis Ahmeti. Ish-gruaja e Bledar Bakajt ka vendosur të flasë publikisht për historinë e saj, për marrëdhënien me ish-bashkëshortin dhe për gjithçka që ka përjetuar gjatë dhe pas jetës së tyre së bashku. Në këtë histori është edhe një fëmijë, i cili i lidh ata edhe pas ndarjes. Dëshmia e saj është në kufijtë e horrorit, tronditëse, pasi dhuna dhe torturat ndaj saj vazhdojnë të jetojnë edhe sot me te. Për herë të parë, ajo do të rrëfejë në një studio televizive detaje nga historia e saj, duke sjellë përballë publikut versionin dhe përjetimet e saj për një marrëdhënie që tashmë i përket së shkuarës, por që duket se ende mbart shumë pyetje dhe të pathëna. Dëshmia e saj vjen pas ngjarjes së rëndë në Roskovec, ku 34-vjeçarja Merita Gremaj u mbajt peng dhe u përdhunua nga po o njëjti personazh Bledar Bakaj. Ndiqni rrëfimin… Anila Ahmataj: Marrëdhëniet e tua me djalin sot, si janë? Ish Gruaja e Bledar Bakaj: Uh, djali… kur kam tentuar këto vite “nuk të dua si mami”, sa llafe kështu që i thoshte ai nga jashtë “do të vij atje në Greqi, do të vras”, llafe kështu që i thoshte ai. Pastaj kur i kthehesha unë që i thosha atij “më vrit, unë ty të dua. Mami jot jam unë. Po s’më deshe ti, të dua unë. Po prapë ti… ti më vrit mua. Unë s’kam problem se më vret ti”. Çuni, atje se merrmë me kamerë këtë radhë që fola unë kështu, edhe përqendrohej dhe nuk fliste, vetëm të shikon. Anila Ahmataj: E kuptoj. Pra ti po thua që edhe ai është i presionuar, është i rënduar psikologjikisht?

Ish Gruaja e Bledar Bakaj: Po shumë, shumë!

Anila Ahmataj: Po në shkollë e çonte djalin?

Ish Gruaja e Bledar Bakaj: Në shkollë e çonte, po për të mësuar nuk mësonte. Fare, se më tha mësuesja.

Anila Ahmataj: Ke folur me mësuesen?

Ish Gruaja e Bledar Bakaj: Po edhe emrin e tij pothuajse e ka harruar, tha ai. Po se merrja dot se kishë marrë urdhër mbrojtjeje. Për çfarë e ka marrë urdhrin e mbrojtjes? Më ka bërë kriminele.

Anila Ahmataj: Ai ka marrë urdhër mbrojtjeje kundrejt teje?

Ish Gruaja e Bledar Bakaj: Po.

Anila Ahmataj: Po për çfarë arsyetimi?

Ish Gruaja e Bledar Bakaj: Po di unë, që mos t’i afrohem djalit.

Anila Ahmataj: Po ti ke shumë vite që je larguar dhe nuk je në Shqipëri, pra nuk shkon, nuk tenton ta takosh se ti jeton jashtë kufijve shqiptarë, jeton në Greqi apo jo?

Ish Gruaja e Bledar Bakaj: O motër, unë kam dy vite e gjysmë me letra. Kur isha pa letra, isha nëpër spitale 3 vjet. Tentoja vetëm të flisja në telefon dhe më thoshte “mos merr në telefon se s’ke për ta shikuar me sy”. S’isha se ku të veja. E kur merre vetë pastaj dilte vetë me kamer,a nuk nxirrte çunin. “Po ti pse nxjerr me kamerë veten? Më nxirr djalin.” Pastaj erdha në Shqipëri, mora letrat e i thashë më nxirr djalin se kam ardhur e do përgjigjem për çdo lloj arsyeje. Ai thoshte që “s’kam nevojë për arsyet e tua dhe mos merr më në telefon”. Të mbyllte telefonin.

Anila Ahmataj: Një pyetje si gruaja gruas: Mirë në momente që ti ishe bashkë me të dhe nuk tentoje ta denoncoje, po kur u largove nga shtëpia e tij, pse nuk e denoncove gjithë atë dhunë dhe ato shenja që kishe në fytyrë e në trup?

Ish Gruaja e Bledar Bakaj: Për hatër të djalit. Vetëm për hatër të atij e bëra që nuk shkova.

Anila Ahmataj: Po çfarë do të thotë për hatër të djalit, se djali po jetonte me një baba dhunues?

Ish Gruaja e Bledar Bakaj: Më dukej sikur do bëhesha fajtore unë, më mbrapa do thoshte që “se ishte 9 vjeç, 9 vjeç djali”, e do më thoshte që “ti më fute babain në burg”. Si nënë e mirë, mendoja shumë gjëra. E kështu nga hatri i djalit e lashë. Më mirë ik e shiko drejtimin tënd edhe…

Anila Ahmataj: Arrite ti të jesh e qetë të ndërtosh një familje të re?

Ish Gruaja e Bledar Bakaj: Një vit jam kuruar, jam vizituar kështu, një vit e gjysmë. Pastaj kam ndërtuar familje.

Anila Ahmataj: Je bërë nënë sërish?

Ish Gruaja e Bledar Bakaj: Jo, nënë jo akoma. Po s’rregullova këtë fëmijë që kam, nënë nuk bëhem. Absolutisht.

Anila Ahmataj: E kuptoj. Po familja jote si ka reaguar pas gjithë kësaj situate, që në fillimet kur ti je larguar nga shtëpia? Si ka reaguar, të ka mbështetur? Ku ndodhen ata sot, ku janë, a janë mbështetje për ty?

Ish Gruaja e Bledar Bakaj: Po pra, ata më mbështetën, më çuan menjëherë në Greqi për kurime. Të gjitha. Pastaj u njoha me këtë djalin që kam sot!

Anila Ahmataj: Ai Bledari i ka ngacmuar ndonjëherë, i ka bezdisur familjarët e tu?

Ish Gruaja e Bledar Bakaj: Jo, jo.

Anila Ahmataj: Po fëmijën e çonte tek gjyshërit, tek njerëzit e tu?

Ish Gruaja e Bledar Bakaj: Jo! Jo, fare. Asnjëherë. Tentonte disa herë që të vente, më merrte dhe në telefon nga Greqia, edhe unë kisha shumë frikë se që babi ishte pleqëri, do vinte atje edhe thosha “unë po të goditi dhe ty vëllezërit do kishin konflikte më të rënda. Thosha unë “më mirë lëreni gjendjen, se kur të vij vetë do t’i rregulloj gjërat, do vemi tek çuni”. Kur erdha ai prapë avazi. Asnjë gjë nuk bën dot. Edhe drejtësia shumë keq. S’ka drejtësi këtu në Shqipëri.

Anila Ahmataj: Pse shprehet ashtu babi? Ju nuk keni shkuar ta denonconi domethënë pas ikjes tuaj, se po ta kishit denoncuar, patjetër që institucionet do të kishin marrë një masë.

Ish Gruaja e Bledar Bakaj: Po nuk e denoncova se një denoncim që i bëra më përpara e pashë që nuk bën gjë. Më thoshte vetë: “Polica bashkë me të, se ishin të zonës së tyre, i rregullojnë gjërat, u fal, u fal, hajde ik se s’kisha çfarë të bëja”.

Anila Ahmataj: Piu kafe vetë Bledari me policët që ti denoncove?

Ish Gruaja e Bledar Bakaj: Po, pra, e unë s’kisha çfarë të bëja…

Anila Ahmataj: Ti ishe prezente aty kur ata konsumuan një kafe së bashku?

Ish Gruaja e Bledar Bakaj: Po, para 6 vjetësh, 7 vjetësh kështu.

Anila Ahmataj: E kuptoj. Dhe diçka tjetër: ke arritur ti të komunikosh me vajzën që ai ka mbajtur peng 40 ditë dhe e ka përdhunuar?

Ish Gruaja e Bledar Bakaj: Jo. Jo.

Anila Ahmataj: E njihje më përpara si fytyrë, si imazh?

Ish Gruaja e Bledar Bakaj: Jo, jo, absolutisht, s’e njihja fare.

Anila Ahmataj: As familjarët e saj?

Ish Gruaja e Bledar Bakaj: Fare, absolutisht! Vetëm thjesht e kam parë në lajmet që del kështu në video që shikojmë në telefon. Më vjen vërtet keq se jam femër vetë, po kështu për ta njohur jo. S’kam ku të gjej as telefonin që t’i flas.

Anila Ahmataj: Do doje që të flisje, të komunikoje me të?

Ish Gruaja e Bledar Bakaj: Pse jo, patjetër.

Anila Ahmataj: Ta pyesje ndoshta dhe si ka qenë situata, se ka qenë dhe djali prezent, apo jo?

Ish Gruaja e Bledar Bakaj: Po, pra. Pikërisht për këtë thashë… © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: emisioni me emer te halur