I dënuar me 9 vite burg në Itali për organizatë kriminale dhe shfrytëzim prostitucioni, 40 vjeçari Gëzim Dani alias Gëzim Hidri u arrestua sot në Peshkopi. Hidri ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma. Sipas vendimit të Gjykatës së Apelit të Napolit, gjatë vitit 2009, 40 vjeçari shfrytëzonte vajza nga Evropa Lindore për prostitucion në zonën e Napolit. LEXO edhe...Aksident i rëndë në aksin Maqellarë-Peshkopi, plagosen 4 persona! Nisen me urgjencë drejt Tiranës Arresti i tij u krye falë bashkëpunimit të forcave operacionale të Dibrës, Interpol Romës dhe Interpol Tiranës. Kjo e fundit ka ka nisur procedurat, në bashkëpunim me autoritetet italiane, për ekstradimin e tij drejt Italisë. Njoftimi i plotw i Policisw sw Shtetit "Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me DVP Dibër, faza e radhës e operacionit të koduar “Fast”. Kapet në Peshkopi, 1 shtetas me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dënuar në Itali, me 9 vjet burgim, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”. Në vijim të bashkëpunimit nëpërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Itali, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, specialistët e Sektorit për Kërkimin (FAST Albania) në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Dibër, finalizuan një tjetër fazë të operacionit të koduar “Fast”, gjatë së cilës u kap në Peshkopi dhe u arrestua shtetasi: -Gëzim Dani alias Gëzim Hidri, 40 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Apelit e Napolit, me vendimin e datës 15.11.2021, e ka dënuar me 9 vjet burgim, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”, sepse ka shfrytëzuar vajza nga Evropa Lindore, për prostitucion, në zonën e Napolit, në vitin 2009. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurën për ekstradimin e 40-vjeçarit, në Itali." U.D/ReportTv.al Gezim Hidri gezim dani interpol tirana Interpol Roma prostitucion Diber peshkopi Komento Komente Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 5.9% Të gabuar 89.4% Nuk e di 4.7% Vota total: 3237 Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?

