Lajme Zone
Deputeti socialist Loer Kume humb bashkëshorten, mesazh prekës në rrjete sociale:  Dashuria ime që 18 vjeç, sot më la vetëm!
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Deputeti socialist Loer Kume humb bashkëshorten, mesazh prekës në rrjete sociale: Dashuria ime që 18 vjeç, sot më la vetëm!

Ceremonia e varrimit do të zhvillohet të shtunën, më 19 shtator, ndërsa familja ka bërë të ditur edhe oraret e pritjeve në Agjencinë Leba në Durrës.

Një humbje e rëndë ka goditur familjen e deputetit socialist të qarkut të Durrësit, Loer Kume. Bashkëshortja e tij, Lorina Kume, është ndarë nga jeta, ndërsa lajmin e hidhur e ka ndarë vetë deputeti përmes një dedikimi që ka prekur shumë njerëz në rrjetet sociale. Mes dhimbjes, Kume e kujton Lorinën si "më shumë se gjysmën" e tij, shoqen e jetës, nënën e dy fëmijëve të tyre dhe njeriun që i dha kuptim çdo dite. LEXO edhe...Ish-drejtoresha vidhte para me thasë të zinj nga Posta e Durrësit, bashkëshorti i saj promovohet në Bashki! Emërohet përgjegjës për Evadimin e Mbetjeve “Lorina, Lori, Lorushi, dashuria ime që 18 vjeç, më shumë se gjysma ime, shpirti im binjak, shtëpia ime, gruaja, e dashura, shoqja, mësuesja ime, nxënësja ime, busulla ime, mishi im, zëri e fjala e syri im, gjithçkaja e madhe, nëna e fëmijëve tanë, dy mrekullive, sot na la vetëm. Ne të tre, familja, njerëzit që e njohën, e prekën, e dëgjuan, u mbështollën nga energjia dhe aura e Lorit, Lorushit, e donim këtu të na donte pa limite e të na ndriçonte siç e ka bërë gjithë jetën e saj. Fati e deshi ndryshe. Dhe në luftë e tregoi veten njeriun më të fortë që kemi njohur e dëgjuar. Sot kemi trashëgiminë e Lorit pas”, shkruan ai. Ceremonia e varrimit do të zhvillohet të shtunën, më 19 shtator, ndërsa familja ka bërë të ditur edhe oraret e pritjeve në Agjencinë Leba në Durrës. U.D/ReportTv.al Loer Kume Lorina Kume Durres Komento Komente Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 5.9% Të gabuar 89.4% Nuk e di 4.7% Vota total: 3237 Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?