Lajme Zone
‘Rënie graduale e temperaturave’, Gjoni: Fundi i shtatorit rikthen sërish reshjet e shiut!
Të tjeraReport TV

‘Rënie graduale e temperaturave’, Gjoni: Fundi i shtatorit rikthen sërish reshjet e shiut!

Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave tha në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv, tha se gjatë fundjavës në zonat kodrinore dhe malore, priten reshje të dobëta shiu.

Që në fillim të kësaj jave temperaturat kanë pësuar një ulje graduale. Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave tha në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv, tha se gjatë fundjavës në zonat kodrinore dhe malore, priten reshje të dobëta shiu. “Do të kemi luhatje të temperaturave dhe rënie graduale e tyre. Do të kemi rikthimin e reshjeve të dobëta të shiut në zonat kodrinore dhe malore”, tha Gjoni. LEXO edhe...Temperatura deri në 34°C, por reshje të dobëta shiu në zonat malore, parashikimi i motit për sot (VIDEO) Temperaturat minimale dhe maksimale në fundjavë parashikohen: Në zonat bregdetare 19/27 gradë celcius. Në zonat e ulëta 18/30 gradë celcius. Në zonat malore 12/26. Gjoni tha se ky dimër si ai i vitit të kaluar do të sjellë reshje intensive dhe përmbytje, fenomene të shkaktuara nga ndryshimet klimatike. “Ky vit që në fillim kemi regjistruar vlera mbi mesataren dhe kështu do të vijojë deri në fund të vitit. Edhe gjatë këtij viti do të përballemi me reshje intensive dhe përmbytje. Janë fenomene që do t'i kemi të pranishëm vit pas viti për shkak të ndryshimeve të kushteve klimaterike”, tha Gjoni. Xh.K/ReportTv.al moti anira gjoni Sot Live në Shqipëri Komento Komente Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 5.9% Të gabuar 89.4% Nuk e di 4.7% Vota total: 3237 Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?