Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

Skandali i KAYO-s/ Këlliçi: Rama trafikant ndërkombëtar armësh, Roni Yeffet nuk ngopet me pasuritë publike të Shqipërisë


Deputeti i PD-së Belind Këlliçi, i ftuar në emisionin Minuta ë parë në News24 komentoi edhe skandalin e KAYO-s.

Deputeti i PD-së Belind Këlliçi, i ftuar në emisionin Minuta ë parë në News24 komentoi edhe skandalin e KAYO-s. Këlliçi theksoi se kryeministri Edi Rama është një trafikant ndërkombëtar droge. Ai u shpreh se hetime janë duke u bërë për trafikun e armëve në vendin e origjinës. Belind Këlliçi: Ku prodhohen këto armë, çfarë teknologjie është përdorur të na e thotë dikush? Ahmetaj po zbulon bomba të vërteta dhe është vënë dhe në kërcënim edhe familja e tij. Rama sot është trafikant ndërkombëtar armësh. Roni Yeffet ka një fuqi tepër të madhe sot, për shkak se është miku i Edi Ramës. Yeffet po merr të gjitha pasuritë e Shqipërisë, fushën e gazit në Delvinë, TEC-in e Vlorës. Janë duke u bërë të gjitha verifikimet, për të parë të gjitha gjurmët që janë lënë për trafik armësh. Gjurmët nuk fshihen dot në vendin e origjinës në Sudan. Shteti shqiptar nuk bën dot hetime, se shteti shqiptar është Edi Rama. Madje, po tentojnë që të mashtrojnë edhe amerikanët në Tiranë. Pse nuk ka drejtësi? Sepse Rama kontrollon edhe drejtësinë, edhe atë të ashtuquajtur të re. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Belind Këlliçi edi rama KAYO skandali