Lajme Zone
Pazaret për kulla mbi toka shtetërore në Palasë e Dhërmi; si u shty disa herë ankandi nga Elira e koorporatës
PolitikëPamfleti

Pazaret për kulla mbi toka shtetërore në Palasë e Dhërmi; si u shty disa herë ankandi nga Elira e koorporatës

Pazaret nëpërmjet Korporatës së Investimeve, për dhurim trojesh e tokash publike për ndërtim kullash mbi to, dhe për masën e ndarjes së pjesëve shtet-privat, i bën kryeministri Edi Rama, ndërsa dokumentet i firmos drejtoresha Elira Kokona.

Sipas skenarit, ankandi është shtyrë disa herë brenda 3 muajve dhe mund të shtyhet përsëri, për të krijuar përshtypjen se nuk ka oferta të interesuara për projektin, me qëllim që pjesa e përfitimit të sipërfaqes së ndërtimit nga shteti, të ulet nga 40 përqind në 25 për qind... Pazaret nëpërmjet Korporatës së Investimeve, për dhurim trojesh e tokash publike për ndërtim kullash mbi to, dhe për masën e ndarjes së pjesëve shtet-privat, i bën kryeministri Edi Rama, ndërsa dokumentet i firmos drejtoresha Elira Kokona.

Rasti i sipërmarrjes shtet-privat me troje publike në Palasë e Dhërmi për projektin "Qendra e Shërbimeve Publike" është një nga rastet konkrete, kur Edi Rama vazhdon pazarin sipas skemave e interesave të tij dhe anulon e përsërit ankandin, derisa të bëjë ujdi me ata ndërtues që pranojnë kushtet.

Më datë 28 shtator 2026, Drejtoresha e Korporatës së Investimeve, Elira Kokona, publikoi Njoftimin Nr. 436/5, me objekt: "Zhvillimin e procedurës konkurruese për kontratën 'Projektimi dhe zhvillimi nëpërmjet sipërmarrjes i dy strukturave akomoduese në Palasë e Dhërmi'".

Bëhet fjalë për t'i dhënë privatit troje shtetërore me sipërfaqe 3577 m² në Palasë dhe 2100 m² në Dhërmi, për ndërtimin e godinave të Qendrës Shëndetësore Verore, të Policisë së Shtetit, Policisë Kufitare e Zjarrfikëses.

Ankandi i parë duhej bërë më 16 korrik 2026, por pa asnjë sqarim u anulua, ndërsa Korporata e Investimeve njoftoi se do të zhvillohej në datën 31 korrik, por nuk u zhvillua dhe u anulua përsëri, megjithëse në të dyja datat u paraqitën nga 3 e 4 kompani garuese.

Me Njoftim Nr. 347/8, datë 31 korrik 2026, ankandi ishte caktuar për t'u zhvilluar në datën 10 shtator 2026 dhe u shty për në datën 25 shtator, por ankandi nuk u zhvillua dhe u anulua përsëri me urdhër shkresor të Drejtoreshës së Korporatës së Investimeve, Elira Kokona, por faktikisht me urdhër të kryeministrit Edi Rama.

Më datë 28 shtator 2026, drejtoresha Elira Kokona ka ripublikuar njoftimin për zhvillimin e ankandit në datën 28 tetor 2026, datë kur do të mbyllet procesi i pranimit të ofertave për projektin e ndërtimit të qendrës së shërbimeve publike në Palasë e Dhërmi.

Në këtë projekt, qeveria i ka ofruar privatit 5677 m² truall publik në Palasë e Himarë, për të ndërtuar kulla me sipërfaqe totale 54 mijë e 391 m² për banim, hoteleri e njësi shërbimi.

Ndërsa shtetit, privati në këmbim të tokës do t'i japë 35% të sipërfaqes së ndërtimit, ose 19 mijë e 36 m² për Qendrën Shëndetësore Verore, Policinë e Shtetit, Policinë Kufitare dhe shërbimin zjarrfikës në Palasë e Dhërmi.

Në shkelje të ligjit për sipërmarrjet, Korporata e Investimeve e ka ulur kriterin bazë të përfitimit të sipërfaqeve të ndërtimit nga shteti, nga 40 për qind në 35 për qind.

Prandaj, ankandi është shtyrë disa herë brenda 3 muajve dhe mund të shtyhet përsëri, për të krijuar përshtypjen se nuk ka oferta të interesuara për projektin, me qëllim që pjesa e përfitimit të sipërfaqes së ndërtimit nga shteti të ulet nga 40 për qind në 25 për qind./Pamfletielira kokona pazare për kulla palasë dhërmi ankandi Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Anti-Mafia Si Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi synuan AMP-në përmes agjentit Jurgen Kole, çfarë dinte Edi Rama? 30 Shtator 2026, 11:3111:31Anti-Mafia Dokumenti/ Bashkia Krujë i jep 681 milionë lekë pa garë landfillit të Klodian Zotos e Mirel Mërtirit në Tiranë 29 Shtator 2026, 17:1517:15Anti-Mafia Dosja gjysmake e Vlora Hysenit: A do të mbetet jashtë hetimit 'zari' i saj Jurgen Kole, me 253 denoncime e 42 hektarë toka 28 Shtator 2026, 10:4610:46Anti-Mafia Ismail Shehu i KPP-së fik “radarët” e garës për “fshatin e gruas”. Rasti “Top Oil”, shembull i manipulimit të tenderave 26 Shtator 2026, 17:3617:36Anti-Mafia Nuk ndalet batërdia me buxhetin e shtetit; 'MobAL' pa asnjë aktivitet, 22 milionë euro pa plan shpenzimesh 26 Shtator 2026, 12:1712:17Anti-Mafia Skema mafioze e Aeroportit të Vlorës; PPP e Pacollit, Shkolla e Aviacionit dhe 'Timak Aviation' e izraelitëve Yeffet-Federmann e 'Air Albania' 25 Shtator 2026, 12:0712:07Anti-Mafia