Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Pas konferencës me Ramën, Von der Leyen largohet nga Kryeministria; niset drejt Presidencës


Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, është larguar nga godina e Kryeministrisë pas përfundimit të takimit dhe konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, është larguar nga godina e Kryeministrisë pas përfundimit të takimit dhe konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama. Pas përfundimit të konferencës, Von der Leyen ka vijuar axhendën e vizitës së saj zyrtare në Tiranë, duke u nisur drejt Presidencës. Atje, presidentja e Komisionit Europian pritet të zhvillojë takimin e radhës në kuadër të vizitës së saj në Shqipëri. Vizita në Kryeministri u shoqërua me masa të shtuara sigurie, ndërsa jashtë godinës qytetarët dhe aktivistët protestuan gjatë qëndrimit të Von der Leyen. Mes protestuesve dhe forcave të Policisë pati edhe momente tensioni, pasi efektivët nuk i lejuan ata të afroheshin pranë perimetrit të sigurisë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb