Lajme Zone
“Nuk ka pasur krime kundër njerëzimit nga krerët e UÇK-së”/ Deklarata e kryegjyqtarit në Hagë pritet me gëzim në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë
BotëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

“Nuk ka pasur krime kundër njerëzimit nga krerët e UÇK-së”/ Deklarata e kryegjyqtarit në Hagë pritet me gëzim në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë

Qytetarët e mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë e kanë pritur me ovacione deklaratën e kryegjyqtarit Charles Smith. Ky i fundit gjatë seancës vendimtare në rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, deklaroi se Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) nuk ka arritur të vërtetojë përtej dyshimit të arsyeshëm ekzistencën e një sulmi të përhapur gjerësisht ndaj popullatës civile, si një nga kushtet për të konstatuar krime kundër njerëzimit.

Qytetarët e mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë e kanë pritur me ovacione deklaratën e kryegjyqtarit Charles Smith. Ky i fundit gjatë seancës vendimtare në rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, deklaroi se Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) nuk ka arritur të vërtetojë përtej dyshimit të arsyeshëm ekzistencën e një sulmi të përhapur gjerësisht ndaj popullatës civile, si një nga kushtet për të konstatuar krime kundër njerëzimit. “Lidhur me ekzistencën e një sulmi të përhapur kundër popullatës civile si kusht për krim kundër njerëzimit, Trupi gjykues konstatoi se ZPS-ja nuk ka arritur të vërtetojë se ishte kryer ky sulm i përhapur gjerësisht kundër popullatës civile”, tha ai, ndërkohë që deklarata e tij u prit me gëzim në Prishtinë. “ZPS nuk arriti të vërtetojë jashtë dyshimit të arsyeshëm që ky sulm u drejtua kundër një popullate civile”, tha Smith. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Haga