Arrestimi i ish-kreut të SHISH, Vlora Hysenit pasi dyshohet se i ka dhënë informacione sekrete Ergys Agasit, i cili akuzohet për aferën ‘AKSHI’ kërkon reflektim nga Këshilli i Sigurisë. Kështu shprehet Kreshnik Spahiu gjatë një bisede në ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv pasi rasti është i paprecedentë. Juristi e sheh lajmin e arrestimit nga të dyja anët e ‘monedhës.’ Ana e mirë sipas tij, është ndryshimi që ka ndodhur me kohën pasi më parë nuk mund të imagjinohej një ngjarje e tillë. “Nuk ka rast më emergjent sesa të reflektojë në momentin kur një anëtar i Këshillit është pjesë e hetimit dhe nën pranga. Kemi dy etapa që Këshilli pritet t’i reflektojë. Së pari, një reflektim për ish-kryetaren e SHISH, pra skandalin e zbuluar nga Prokuroria dhe e vënë nën hetim për ato akuza që dyshohet, për shkak të të cilave, Gjykata do të marrë masën e sigurisë. Është rast i paprecedent në historinë e Shqipërisë. Është lajm i mirë, sa edhe i keq. Është lajm i mirë sepse duhet të pranojmë që vite më parë ka qenë herezi të imagjinohej arrestimi i kreut të SHISH. A ka shqiptar të imagjinojë sot sesi mund të arrestohej ish-kryetari i ndjerë, Bashkim Gazidede? Ishte njeriu më i fuqishëm në Shqipëri. Nuk imagjinohej dot”, tha Spahiu. LEXO EDHE:Ardhja e ambasadorit Wendt në Shqipëri, Spahiu: Do të jetë shumë aktiv dhe autoritar! Mbështetje më e fortë për SPAK Disavantazhi janë kriteret që qeveritë ndër vite kanë përdorur për të zgjedhur krerët e Shërbimit Informativ. Sipas Spahiut, duke qenë Shqipëria një vend i NATO-s, kjo tregon mungesë serioziteti. “Është lajm i keq sepse jemi një vend i NATO-s dhe përtej aferës dhe detajeve të veprës penale të kësaj marrëdhënieje, është mungesë serioziteti profili i ulët i kreut të SHISH. Thelbi i gjithë analizës mbeten kriteret, standardi i ulët që qeverisjet shqiptare ndër vite kanë zgjedhur për kreun e SHISH”, tha Spahiu. Në vlerësimin e juristit, një hap pozitiv shënohet edhe nga Prokuroria e Posaçme lidhur me masën e arrestit shtëpiak ndaj Hysenit. “SPAK ka bërë një hap progresiv, tolerance dhe të ndërmjetëm. Ka një reflektim që mos të kalohet në masën më të ashpër”, tha Spahiu. P.J/Shqiptarja.com TAG: hetimet per grupin e agasit ergys agasi SHISH vlora hyseni Sot Live në Shqipëri Kreshnik Spahiu Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
26 Shtator, 18:15
Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 54.3% Jo 38.6% Disi 7.1% Vota total: 2462 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 26 Shtator, 18:15 Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?
