Lajme Zone
Luftuan me zjarret në terren, Veliaj propozon shpërblim financiar për zjarrfikësit e Tiranës! Projektvendimi i kalon Këshillit Bashkiak për miratim
PolitikëReport TV

Luftuan me zjarret në terren, Veliaj propozon shpërblim financiar për zjarrfikësit e Tiranës! Projektvendimi i kalon Këshillit Bashkiak për miratim

Pas betejës me flakët, zjarrfikësit e Tiranës pritet të marrin një shpërblim financiar për angazhimin e tyre në terren. Nisma është propozuar nga kryebashkiaku Erion Veliaj, ndërsa projektvendimi do t'i kalojë Këshillit Bashkiak për miratim.

Zjarrfikësit e Tiranës që u angazhuan në luftën me flakët gjatë stinës së verës do të shpërblehen financiarisht, me nismë të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Projektvendimi pritet t'i kalojë Këshillit Bashkiak për miratim. Shpërblimi parashikohet për efektivët që punuan në terren gjatë një periudhe me ndërhyrje intensive, rrezik të lartë dhe gatishmëri të vazhdueshme. Zjarrfikësit u angazhuan në shuarjen e vatrave dhe mbrojtjen e banorëve, banesave dhe pronës. LEXO edhe...Media italiane: Rasti Veliaj, drejtësia shqiptare nën lupë, rasti që vë në vështirësi Melonin Bashkia e Tiranës ka dhënë edhe më herët shpërblime për zjarrfikësit pas situatave të jashtëzakonshme. Gjatë muajve të verës së vitit 2026, në Shqipëri u regjistruan qindra vatra zjarri. Vetëm deri në fillim të shtatorit u raportuan mbi 680 raste në total dhe 81 zjarre masive në shkallë kombëtare, të cilat shkaktuan dëme në pyje, kullota dhe bimësi. Në qarkun e Tiranës u regjistruan disa vatra të rëndësishme zjarresh në zonat pyjore dhe periferike, si në Qafë-Mollë (Zall-Bastar) dhe në fshatin Daias mes Lundrës dhe Priskës U.D/ReportTv.al zjarret 2026 erion veliaj Zjarrfikësit Komento Komente Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 54.3% Jo 38.6% Disi 7.1% Vota total: 2464 Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?