Lajme Zone
Shoferët në Fier nuk e heqin këmbën nga gazi, 989 gjoba për shpejtësi brenda një jave! 2 të arrestuar, kontrolle edhe për transportin e nxënësve
Të tjeraReport TV

Shoferët në Fier nuk e heqin këmbën nga gazi, 989 gjoba për shpejtësi brenda një jave! 2 të arrestuar, kontrolle edhe për transportin e nxënësve

Kontrollet janë përqendruar në rrugët urbane, interurbane dhe autostradën A2. Pesë persona janë proceduar penalisht për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Plot 989 masa administrative janë vendosur vetëm për tejkalim të shpejtësisë në Fier gjatë kësaj jave, ndërsa Policia Rrugore ka shtuar kontrollet me pajisje inteligjente në akset rrugore dhe pikat hyrëse-dalëse. Gjatë kontrolleve janë proceduar penalisht 5 persona për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor. Një prej tyre është arrestuar pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. LEXO edhe...Rrugorja shton kontrollet në Shkodër, 916 gjoba në një javë! 2 të arrestuar për drejtim të parregullt të automjetit Tre persona të tjerë janë proceduar për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Njëri prej tyre është arrestuar, ndërsa dy të tjerët janë proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, një person është proceduar penalisht për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë aksidentin. Kontrollet janë zhvilluar në rrugët urbane, interurbane dhe lokale. Përveç 989 masave për tejkalim shpejtësie në rrugët interurbane dhe autostradën A2, janë vendosur 40 masa për mospërdorimin e rripit të sigurimit dhe 4 për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit. Policia ka vendosur gjithashtu 35 masa për parakalim të gabuar, 6 për drejtim automjeti nën efektin e alkoolit dhe 112 masa për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor që përbëjnë burim potencial për aksidente. Kontrollet kanë vijuar edhe për mjetet që transportojnë nxënës. Gjatë kësaj jave janë vendosur 3 masa administrative, pasi janë konstatuar mjete të transportit publik pa dokumentacionin përkatës. Policia Rrugore e Fierit u bën apel drejtuesve të mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit, për të rritur sigurinë dhe parandaluar aksidentet në rrugë. U.D/ReportTv.al policia rrugore kodi rrugor Komento Komente Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 54.3% Jo 38.7% Disi 7.1% Vota total: 2463 Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?