Lajme Zone
BE plan të posaçëm anëtarësimi për Shqipërinë dhe 3 shtete, Von der Leyen të mërkurën në Tiranë
PolitikëReport TV

BE plan të posaçëm anëtarësimi për Shqipërinë dhe 3 shtete, Von der Leyen të mërkurën në Tiranë

Shqipëria është mes katër vendeve kandidate për të cilat BE po përgatit një udhërrëfyes të posaçëm drejt anëtarësimit. Bashkë me Malin e Zi, Moldavinë dhe Ukrainën, Tirana pritet të ketë për herë të parë një plan më konkret, me reforma prioritare, afate orientuese dhe objektiva për mbylljen e negociatave.

Për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit, duket se po hapet një shteg i ri. Bashkimi Evropian po përgatit një “udhërrëfyes” të posaçëm për të, por dhe Malin e Zi, Ukrainën dhe Moldavinë. Sipas POLITICO, që citon dy zyrtarë të lartë të Komisionit Evropian, planet parashikojnë një rrugë të qartë, hap pas hapi, drejt anëtarësimit, me reforma prioritare, afate orientuese dhe objektiva për përfundimin e fazave të negociatave. Lajmi vjen pak ditë përpara vizitës së presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në Tiranë, si pjesë e një turi në Ballkanin Perëndimor. Ajo do të mbërrijë të mërkurën, më 30 shtator, ku do të takohet me Presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama. LEXO edhe...Macron paralajmëron Europën: Nacionalizmi dhe dezinformimi po kërcënojnë demokracinë tonë Por çfarë parashikon konkretisht plani? Sipas propozimeve në përgatitje, Shqipëria do të ketë një listë të qartë reformash dhe data orientuese për përfundimin e grupkapitujve të negociatave. Në këmbim, edhe vendet anëtare të BE-së do të kenë angazhime për të avancuar procesin. Megjithatë, udhërrëfyesi nuk përkthehet në anëtarësim automatik pasi vendimet kyçe kërkojnë miratimin unanim të vendeve anëtare. Shqipëria ka hapur tashmë të 33 kapitujt negociues dhe më 14 korrik mbylli tre prej tyre: shkencën dhe kërkimin, arsimin dhe kulturën, si dhe marrëdhëniet me jashtë. Sipas raportimeve të fundit, komisioni po punon me objektivin që negociatat e Shqipërisë të përfjnë deri në dhjetor 2027, por ky afat është ende pjesë e planifikimit dhe pritet të formalizohet në kuadër të udhërrëfyesit. BE-ja po shqyrton një model të integrimit gradual të vendeve kandidate. Politico thkeson gjithashtu se dy data të tjera janë vendimtare. 6 tetori, kur pritet të paraqitet rishikimi i politikës së para-anëtarësimit, dhe 15-16 tetori, kur liderët e unionit do të diskutojnë zgjerimin dhe reformat e brendshme. SI.E./ReportTv.al Moldavi ukraine mali i zi shqiperia BE integrimi ne be Komento Komente Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 54.3% Jo 38.7% Disi 7.1% Vota total: 2463 Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?