Lajme Zone
Garda pengoi gazetaren të raportonte/ Reagon AGSH: Mohim i aksesit për të ushtruar detyrën
PolitikëCNA

Garda pengoi gazetaren të raportonte/ Reagon AGSH: Mohim i aksesit për të ushtruar detyrën

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka reaguar lidhur m...

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka reaguar lidhur me sjelljen e punonjësve të Gardës së Republikës ndaj Gazetares së “Syri Tv”, Ambrozia Meta në një hapësirë publike.

Përmes një deklarate, AGSH thekson se detyra e dazetarëve është të bëjnë pyetje, pastaj i takon zyrtarëve, në këtë rast kryeministrit të vendit Edi Rama për t’u përgjigjur ose jo, por askush nuk mund t’i mohojë një gazetari aksesin për të ushtruar të drejtën e tij për pyetje. “Në demokraci secili prej aktorëve duhet të luajë rolet e tyre dhe qartësisht gazetarët duhet të mbajnë përgjegjës qeverinë dhe zyrtarët e tjerë në lidhje me temat e rëndësishme që shqetësojnë qytetarët. Ndaj AGSH solidarizohet me kolegen Ambrozia Meta dhe i bën thirrje kryeministrisë që të lejojë gazetarët të bëjnë punën e tyre”,-nënvizon AGSH./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.