Analisti Erl Murati ka komentuar skandalin te SHISH, për të cilin SPAK caktoi masën ‘arrest shtëpie’ për Vlora Hyseninin. I ftuar në emisionin ‘Minuta e parë’ në News24, me Ola Brukon, Murati tha mes ironisë se çudia më e madhe për rastin e Hysenit vetëm 3 orë zgjati. Ai tha mes të tjerash se dhe shqiptarët janë mësuar tashmë me skandale nga kjo qeveri. Po ashtu ai bëri një deklaratë të fortë, se përflitet për të tjera drejtoresha të filmuara nga Ergys Agasi. “Në rastin e Vlora Hysenit çudia e madhe zgjati vetëm 3 orë. Ne jemi mësuar si vend për skandale të tilla. E quajta çudia më e madhe zgjat 3 orë, jo për shkak se nuk janë habitur njerëzit. Por këtu ndodhin kaq shumë skandale, kohët e fundit dhe vitet e fundit, saqë skandalet mbivendosin njëri-tjetrin. Këto janë në formën e thashethemeve dhe në formën e akuzave nga mediat dhe opozita, Këto raste janë ditur më herët. Ne që jemi profesionistë të fjalës, e dimë se jo vetëm Vlora Hyseni, por dhe drejtoresha të tjera janë në ato regjistrimet, videot e Ergys Agasi. Do të kalojë koha deri sa të zyrtarizohen akuzat. Tuneli i Llogarasë, apo dhe akuzat për Agasin, kanë qenë akuza publike, si në rastin e opozitës.”, tha ai. Mes të tjerash Murati analizoi dhe deklaratën e Ramës nga Rinasi, që sipas tij ishte për spektakël. “E patë deklaratën për shtyp të Ramës në Rinas ishte vetëm për spektakël. Ai ishte i nervozuar. Një drejtues qeverie mund të distancohej publikisht. Ai nuk ka asnjë detyrim ndaj Hysenit, nëse është i pastër. Ai relativizoi dhe u mor një masë sipas tij e rëndë nga SPAK. Rama i mbron aq sa mund t’i mbrojë, si në rastin e Vlora Hysenit.”, tha ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: erl murati
