Lajme Zone
Nga qelia në ekran, çfarë fshihet pas “Veliajt” të krijuar me AI?
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Nga qelia në ekran, çfarë fshihet pas “Veliajt” të krijuar me AI?

Edhe pse fizikisht pas hekurave, Erion Veliaj është rikthyer sot në ekran. Vetëm se këtë herë, në vend të tij është shfaqur një “Veliaj” virtual, i krijuar me inteligjencë artificiale. Për herë të parë që prej arrestimit në shkurt të vitit 2025, kryebashkiaku i Tiranës ka gjetur një mënyrë për t’iu drejtuar publikisht qytetarëve nga paraburgimi: një avatar me fytyrën dhe zërin e tij, që përcjell m

Edhe pse fizikisht pas hekurave, Erion Veliaj është rikthyer sot në ekran. Vetëm se këtë herë, në vend të tij është shfaqur një “Veliaj” virtual, i krijuar me inteligjencë artificiale. Për herë të parë që prej arrestimit në shkurt të vitit 2025, kryebashkiaku i Tiranës ka gjetur një mënyrë për t’iu drejtuar publikisht qytetarëve nga paraburgimi: një avatar me fytyrën dhe zërin e tij, që përcjell mesazhin politik sikur ai të ishte ende në zyrën e Bashkisë.

Teknologji e re, premtime të vjetra.

Përmes “zëvendësuesit” të tij dixhital, Veliaj rikthen bilancin e administratës së tij dhe, mes të tjerash, edhe premtimin për ushqimin falas në shkolla, një zotim që e ka bërë publikisht edhe më herët.

Por videoja nuk sjell vetëm një bilanc pune. Përmes avatarit, Veliaj vijon të flasë në vetën e parë, të premtojë për të ardhmen dhe të përcjellë mesazhe politike, pavarësisht se fizikisht ndodhet në paraburgim. Në këtë kuptim, avatari mund të lexohet si një zgjatim politik i Veliajt, një version virtual që i lejon atij të ruajë komunikimin me qytetarët edhe në kushtet kur nuk mund të shfaqet fizikisht.

Më pas, mesazhi rikthehet te një prej premtimeve të tij të mëparshme: dreka falas në shkolla, një zotim i bërë publikisht nga Veliaj që në vitin 2024 dhe që ishte parashikuar të niste në shtator 2025.

“Kam marrë edhe një zotim tjetër, që nuk e harroj: ushqimin në shkolla”, shprehet ai.

I njëjti premtim rikthehet sërish në qendër të komunikimit të tij, këtë herë përmes një avatari të krijuar me AI.

Dhe pikërisht këtu mesazhi merr një tjetër dimension.

Pasi flet për shkollat, kopshtet, çerdhet dhe fëmijët e Tiranës, Veliaj e zhvendos vëmendjen te situata e tij personale. “Vërtet më kanë kyçur duke më zënë në pritë”, thotë kryebashkiaku, duke shtuar se do ta mbajë premtimin “sado të duan të më largojnë nga qyteti im dhe i juaji”.

“Do të vazhdoj të punoj edhe nga qelia ku më kanë mbyllur”, vijon ai.

Kështu, në pak minuta, avatari nuk shërben vetëm për të zëvendësuar fizikisht Veliajn në ekran. Ai e rikthen atë në rolin e politikanit që flet në vetën e parë, kujton bilancin e qeverisjes, premton për të ardhmen dhe njëkohësisht ndërton edhe narrativën e tij për paraburgimin.

Në këtë kuptim, Veliaj po përpiqet të tregojë se paraburgimi mund ta mbajë fizikisht larg zyrës dhe ekranit, por jo domosdoshmërisht jashtë komunikimit politik./ Politiko.al Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm