Lajme Zone
Hetimet për dosjen Balluku/ SPAK merr në pyetje Erald Elezin dhe Gentian Gjylin
PolitikëReport TV

Hetimet për dosjen Balluku/ SPAK merr në pyetje Erald Elezin dhe Gentian Gjylin

Vijojnë veprimet procedurale të Prokurorisë së Posaçme për dosjen “Balluku”. Këtë të mërkurë është paraqitur në SPAK ish-drejtori i KESH, Erald Elezi i cili ka masën “detyrim paraqitje”, por sot është thirrur për të dhënë sqarime para oficerëve të BKH-së.

Vijojnë veprimet procedurale të Prokurorisë së Posaçme për dosjen “Balluku”. Këtë të mërkurë është paraqitur në SPAK ish-drejtori i KESH, Erald Elezi i cili ka masën “detyrim paraqitje”, por sot është thirrur për të dhënë sqarime para oficerëve të BKH-së. Rreth orës 14:00 është thirrur për të dhënë deklarime shtesë gjithashtu ish-drejtori i ARRSH, Gentian Gjyli. Nuk dihet nëse në listën e personave që janë thirrur për të dhënë deklarime do të jetë ose jo ish-numri dy i qeverisë Belinda Balluku. LEXO edhe...‘Territorialja’ votohet të enjten në Kuvend, Bardhi: Shuhen 15 bashki për pushtetin e Ramës, harta e re, njësoj si tenderat e Ballukut Lajmi në përditësim... -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë SI.E./E.H/ReportTv.al gentian gjyli Erald Elezi belinda balluku SPAK heton Ballukun Komento Komente Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 71.4% Jo 22.1% Nuk e di 6.6% Vota total: 3843 Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?