Durrës - Një 40 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit për vjedhje. Sipas bluve 40-vjeçari u kap dje në lagjen nr. 5, Durrës, ku dyshohet se i vodhi me dhunë, nga qafa, varësen e floririt, një qytetareje. LEXO edhe...Digjnin goma dhe plastikë për të prodhuar gëlqere, IKMT shkatërron 3 furra në Krujë (VIDEO) Ndërkohë më 2 tetor, në të njëjtën lagje i ka vjedhur sërish me dhunë varësen e floririt një personi tjetër. "Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në lagjen nr. 5 Durrës, një shtetaseje i kishin vjedhur me dhunë varësen e floririt, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit. Si rezultat i veprimeve të shpejta, u kap dhe u vu në pranga shtetasi P. C., 40 vjeç, banues në Shkodër. Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, dje, në lagjen nr. 5, Durrës, ku dyshohet se i vodhi me dhunë, nga qafa, varësen e floririt, një shtetases R. T. Nga verifikimet rezultoi se shtetasi P. C. ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohet se më datë 02.10.2026, në lagjen nr. 5, Durrës, i ka vjedhur me dhunë, nga qafa, varesën e floririt, shtetases Gj. J", njoftoi sot policia. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Xh.K/ReportTv.al vjedhje Durres Komento Komente Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 71.4% Jo 22.1% Nuk e di 6.6% Vota total: 3843 Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?

