Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania pas vjedhjes së biçikletës së tij në zonën e Freskut, në Tiranë.
Sipas denoncimit, biçikleta i është marrë në garazh, pranë Tirana TV. Qytetari thekson se bëhet fjalë për një biçikletë të shtrenjtë dhe, përmes publikimit, i bën një thirrje personit që e ka marrë.
“Më ka vjedhur dikush biçikletën te garazhi në Fresk, tek Tirana TV. Të lutem, mund ta publikoni se është biçikletë e shtrenjtë”, shkruan ai.
Qytetari nuk kërkon thjesht që rasti të bëhet publik, por i drejtohet drejtpërdrejt personit që e ka marrë biçikletën, duke i kërkuar që ta kthejë dhe ta lërë sërish në vendin ku e mori.

