Lajme Zone
Sulm hibrid me shumë viktima, Europa përgatitet në heshtje për skenarin më të keq
BotëPamfleti

Sulm hibrid me shumë viktima, Europa përgatitet në heshtje për skenarin më të keq

Sipas diplomatëve dhe zyrtarëve europianë të cituar nga Politico, diskutimet janë intensifikuar gjatë javëve të fundit, veçanërisht pas zbulimit të tentativës për një sulm me dronë të pajisur me eksploziv në aeroportin Leipzig/Halle në muajin gusht.

Foto ilustruese Sipas dy diplomatëve, gjatë një takimi të fundit diskutimi u përqendrua posaçërisht te mundësia e një sulmi që mund të shkaktonte një numër të madh viktimash. Kryeqytetet europiane po përgatiten, pa shumë publicitet, për një skenar që deri pak kohë më parë trajtohej kryesisht si teorik: një sulm hibrid në shkallë të gjerë ndaj një shteti anëtar të Bashkimit Europian, i cili mund të shkaktojë shumë viktima dhe të kërkojë një reagim të menjëhershëm dhe të koordinuar.

Sipas diplomatëve dhe zyrtarëve europianë të cituar nga Politico, diskutimet janë intensifikuar gjatë javëve të fundit, veçanërisht pas zbulimit të tentativës për një sulm me dronë të pajisur me eksploziv në aeroportin Leipzig/Halle në muajin gusht.

Qeveria gjermane ia atribuoi Rusisë tentativën për të sulmuar avionë mallrash që ndodheshin në këtë aeroport. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar se, nëse sulmi do të kishte pasur sukses, mund të kishte shkaktuar dëme të mëdha dhe humbje jetësh njerëzore. Ajo e cilësoi incidentin si një sulm me “material të tipit ushtarak” të kryer nga agjentë rusë në territorin e BE-së.

Mbledhje pa telefona dhe pa bashkëpunëtorë

Ambasadorët e 27 shteteve anëtare kanë zhvilluar gjatë javëve të fundit diskutime në “format të kufizuar”, pa telefona celularë dhe pa bashkëpunëtorë në sallë.

Sipas dy diplomatëve, gjatë një takimi të fundit diskutimi u përqendrua posaçërisht te mundësia e një sulmi që mund të shkaktonte një numër të madh viktimash.

BE-ja ka tashmë të ashtuquajturën “paketë instrumentesh për kërcënimet hibride”, e cila parashikon koordinimin përballë sulmeve kibernetike, sabotimeve, ndërhyrjeve në zgjedhje dhe veprimeve të tjera që qëndrojnë nën pragun e një lufte konvencionale.

Megjithatë, pyetja që po shtrohet tani është tjetër: çfarë do të ndodhë nëse një sulm i tillë shkakton dhjetëra apo edhe më shumë viktima?

“Duhet të jemi të përgatitur për diçka serioze”, deklaroi një diplomat europian, duke shtuar se incidenti në Leipzig tregoi se “një ngjarje shumë serioze, e cila mund të shkaktonte humbje të shumta jetësh, nuk mund të përjashtohet më”.

Këshilli Europian u ka bërë tashmë thirrje shteteve anëtare që të forcojnë urgjentisht qëndrueshmërinë e tyre ndaj sulmeve hibride, ku përfshihen sabotimet, sulmet kibernetike dhe goditjet ndaj infrastrukturës kritike.

“Në një moment do të ketë viktima”

Shqetësimi në Bruksel është shtuar nga një sërë incidentesh që autoritetet europiane dhe ato të NATO-s i konsiderojnë pjesë të veprimeve hibride.

Të martën, disa marinarë u raportuan të zhdukur pasi anija e tyre u fs nga dronë në Detin e Zi, sipas autoriteteve bullgare.

Ky incident pasoi atë në aeroportin e Leipzigut, një zjarr të dyshimtë në një stacion tokësor në Poloni që menaxhon komunikimet e Starlink, si dhe një plan për vendosjen e pajisjeve zjarrvënëse në qendra të transportit të mallrave në të gjithë BE-në dhe Mbretërinë e Bashkuar, krahas shkeljeve të vazhdueshme të hapësirës ajrore.

Pas pushtimit rus të Ukrainës 4 vjet e gjysmë më parë, BE-ja pretendon se Moska ka intensifikuar operacionet e sabotimit, sulmet kibernetike, dezinformimin dhe veprime të tjera të fshehta kundër shteteve europiane.

Këshilli Europian i ka dënuar vazhdimisht veprime të tilla dhe ka kërkuar që strukturat përgjegjëse për infrastrukturën kritike të bashkëpunojnë në mënyrë edhe më të ngushtë dhe të fokusuar.

Drejtoresha e Qendrës Europiane të Ekselencës për Kundërshtimin e Kërcënimeve Hibride, Teija Tiilikainen, ka ngritur alarmin duke thënë se, sa më shumë përdoren mjete gjithnjë e më të rrezikshme për të testuar gatishmërinë dhe reagimin e Europës, aq më shumë shtohet rreziku për viktima.

“Në një moment, qoftë qëllimisht apo aksidentalisht, kjo do të ndodhë”, deklaroi ajo.

Çfarë planifikon BE-ja në rast të një sulmi

Diskutimet në Bruksel tashmë janë përqendruar te masat konkrete që mund të ndërmerren pas një incidenti të madh.

Ndër skenarët që po shqyrtohen është dislokimi i ekipeve të reagimit të shpejtë, zhbllokimi i menjëhershëm i fondeve europiane për shtetin e goditur, si dhe mënyra se si drejtuesit e institucioneve të BE-së duhet t'i komunikojnë publikisht zhvillimet dhe vendimet.

Megjithatë, çështja kryesore mbetet se kush do të ketë përgjegjësinë për reagimin.

Përplasja për rolin e NATO-s

Diskutimet kanë shkaktuar reagime në disa kryeqytete europiane, të cilat mendojnë se Bashkimi Europian rrezikon të hyjë në një fushë që tradicionalisht i ka përkitur NATO-s, aleancës transatlantike që ka qenë shtylla e sigurisë europiane për 80 vjet.

Këshilli Europian ka theksuar vazhdimisht se forcimi i mbrojtjes europiane duhet të funksionojë në mënyrë plotësuese me Aleancën dhe se NATO mbetet, për shtetet anëtare të saj, themeli i mbrojtjes kolektive.

Ish-zëdhënësja e NATO-s dhe bashkëpunëtorja e institutit britanik të sigurisë RUSI (Royal United Services Institute), Oana Lungescu, paralajmëron se krijimi i mekanizmave paralelë mund të shkaktojë konfuzion mes vendimmarrësve.

Në një krizë, sipas saj, koha është vendimtare dhe çdo mbivendosje e kompetencave mund ta vonojë reagimin.

Sipas Lungescu, do të ishte më efektive një ndarje e qartë e përgjegjësive: NATO të merret me shkëmbimin e informacionit dhe parandalimin ushtarak, ndërsa Bashkimi Europian me mbrojtjen civile dhe menaxhimin politik të krizës.

Frika nga rrjedhja e informacioneve

Ndërkohë, ekziston shqetësim edhe për sigurinë e vetë diskutimeve europiane.

Diplomatët thonë se disa qeveri shmangin ndarjen e informacioneve veçanërisht të ndjeshme gjatë mbledhjeve të BE-së, për shkak të frikës se ato mund të rrjedhin në media ose të përfjnë në duart e vendeve të treta.

Një diplomat nga një vend i krahut lindor të Europës tha se qeveria e tij është veçanërisht e rezervuar për ndarjen e informacioneve të klasifikuara gjatë mbledhjeve të përfaqësuesve të përhershëm.

Plani i Ursula von der Leyen

Diskutimi përkon me përpjekjen e Ursula von der Leyen për të forcuar rolin e BE-së në fushën e sigurisë.

Në këtë kuadër është propozuar krijimi i një “protokolli emergjent për sigurinë”, përmes të cilit shtetet anëtare do të mund të koordinoheshin në rastet e krizave të mëdha.

Propozimi, së bashku me idenë për një “Këshill Europian të Sigurisë”, pritet të përfshihet në strategjinë më të gjerë europiane të sigurisë. Megjithatë, disa vende argumentojnë se ekzistojnë tashmë mekanizma që mund të aktivizohen.

Njëri prej tyre është IPCR, Mekanizmi i Integruar i BE-së për Reagimin Politik ndaj Krizave, i cili i mundëson presidencës së radhës së BE-së të thërrasë mbledhje emergjente, me pjesëmarrjen, kur është e nevojshme, të ekspertëve nga NATO, OKB-ja dhe organizata të tjera.

Precedenti i Bataclan

Në rast të një sulmi të madh, zgjedhja përfundimtare për mënyrën e reagimit i takon në radhë të parë shtetit që është goditur.

Pas sulmeve terroriste në Paris në vitin 2015, Franca aktivizoi për herë të parë dhe të vetme deri më sot nenin 42.7 të Traktatit të BE-së, klauzolën e ndihmës së ndërsjellë.

Megjithatë, aktivizimi i saj ishte një vendim politik i Parisit dhe nuk çoi në një mobilizim të përbashkët ushtarak europian.

Çështja që shtrohet tani në Bruksel është se si do të funksiononte një sistem i tillë nëse incidenti i ardhshëm nuk do të ishte një sulm terrorist në kuptimin klasik, por një veprim hibrid me disa të vdekur dhe me përgjegjësi të diskutueshme ose të vështirë për t'u përcaktuar zyrtarisht.

Dhe, siç theksojnë ekspertët, Moska nuk është veçanërisht e interesuar nëse përgjigjja do të vendoset përmes institucioneve të BE-së apo NATO-s. Ajo që është vendimtare për Europën është ekzistenca e një reagimi të qartë, të shpejtë dhe të koordinuar.

“Sinqerisht, Vladimir Putin nuk është i interesuar nëse vendimet merren nga Coreper 2 apo nga NAC”, tha Lungescu, duke iu referuar mbledhjeve të ambasadorëve të BE-së dhe organit vendimmarrës të NATO-s. “Nuk është kjo mënyra se si mendon Moska”.evropa pergatitet per sulme hibride Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Rajoni dhe Bota Miti i fitores ushtarake: Pse fuqia e armëve nuk mjafton për t’i dhënë fund një lufte 7 Tetor 2026, 10:5610:56Rajoni dhe Bota Protestat në Francë, kryebashkiaku bëhet “mburojë” për studentët; përballet me policinë (Video) 7 Tetor 2026, 10:2510:25Rajoni dhe Bota Tre vjet nga masakra e 7 tetorit: Zi, zemërim dhe zgjedhje të reja në Izrael 7 Tetor 2026, 10:0810:08Rajoni dhe Bota Franca teston raketat e reja bërthamore, Macron "mesazh" armiqve: Për të qenë i lirë, duhet të jesh i fuqishëm 7 Tetor 2026, 08:1808:18Rajoni dhe Bota Ish-oficeri i CIA-s shpallet fajtor për grabitjen e 194 milionë dollarëve, FBI i gjeti 300 shufra ari në shtëpi 7 Tetor 2026, 07:3507:35Rajoni dhe Bota Marco Rubio mbërrin në Athinë, mbrojtja dhe energjia në qendër të bisedimeve 6 Tetor 2026, 22:5122:51Rajoni dhe Bota