Lajme Zone
Kush është “Ceku”, deputeti që dyshohet se e përgjoi SHISH-i, dhe çfarë u zbulua?
PolitikëPamfleti

Kush është “Ceku”, deputeti që dyshohet se e përgjoi SHISH-i, dhe çfarë u zbulua?

Kryeministri Edi Rama, që ka në varësi Shërbimin Informativ Shtetëror, e kaloi në heshtje këtë skandal. Ai e trajtoi denoncimin si një justifikim të SPAK-ut për vendosjen e masës “Arrest në shtëpi” ndaj drejtueses së SHISH-it, Vlora Hyseni.

Ceku / Burime brenda BKH-së pretendojnë se përgjimet zbuluan rolin e Hysen Buzalit si ndërmjetës mes Edi Ramës dhe Klodian Brahos për dosje të ndjeshme, si dhe dyshime mbi pasurinë e tij... Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Klodian Braho deklaroi se drejtuesja e SHISH-it, Vlora Hyseni, kishte urdhëruar përgjime të paligjshme ndaj funksionarëve të SPAK-ut dhe familjarëve të tyre. Sipas këtij deklarimi, struktura synonte të grumbullonte të dhëna komprometuese dhe t’i përdorte për shantazh në funksion të dosjes “Agasi-AKSHI”.

Kryeministri Edi Rama, që ka në varësi Shërbimin Informativ Shtetëror, e kaloi në heshtje këtë skandal. Ai e trajtoi denoncimin si një justifikim të SPAK-ut për vendosjen e masës “Arrest në shtëpi” ndaj drejtueses së SHISH-it, Vlora Hyseni.

Një informacion i mbërritur në “Pamfleti” nga burime brenda BKH-së pretendon se skandali i denoncuar nga Klodian Braho bazohet në veprime reale, të zbuluara gjatë përgjimit të Ergys Agasit, në periudhën kur ai ishte në kërkim.

Sipas burimeve, përgjimi i Agasit zbuloi lidhjen e tij private me Vlora Hysenin, si dhe bashkëveprimin e tyre në përdorimin e strukturave të shërbimit sekret për interesat dhe problemet personale.

Një nga synimet e dyshuara lidhej me përgjimin e drejtuesve të SPAK-ut, prokurorëve të dosjes “Agasi-AKSHI” dhe familjarëve të tyre. Sipas informacionit, grupi kërkonte të zbulonte veprimtari ose pasuri të paligjshme, për t’i përdorur më pas si mjet shantazhi në këmbim të dobësimit të dosjes ndaj Agasit.

Drejtuesit dhe prokurorët e SPAK-ut nuk iu nënshtruan presionit të dyshuar. Klodian Braho e denoncoi çështjen në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Nuk dihet nëse Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi arritën të grumbullonin materiale komprometuese. Burimet e “Pamfletit” pretendojnë se në listën e përgjimeve ishte përfshirë edhe një familjar i afërt i drejtuesit të SPAK-ut, Klodian Braho.

Bëhet fjalë për deputetin socialist të zonës së Skraparit, Hysen Buzali, i njohur si “Ceku”. Sipas informacionit, ai është djali i tezes së Klodian Brahos dhe mes tyre ekzistojnë marrëdhënie të afërta familjare.

Burimet pretendojnë se grupi i SHISH-it, i angazhuar në mënyrë të paligjshme në favor të dyshes Hyseni-Agasi, zbuloi gjatë përgjimit se deputeti Hysen Buzali shërbente si ndërmjetës mes Edi Ramës dhe Klodian Brahos për dosje hetimore të ndjeshme, për të cilat kryeministri kishte interes.

Këto pretendime kërkojnë verifikim të plotë nga SPAK-u. Sipas të njëjtit informacion, grupi i lidhur me Hysenin dhe Agasin e vuri në përgjim deputetin socialist Hysen Buzali për shkak të dyshimeve mbi pasuri të pajustifikuara.

Burimet ngrenë gjithashtu dyshime se Buzali ka regjistruar në emrin e tij ose të familjarëve pasuri që u përkisnin personave të tjerë. Një prej pretendimeve lidhet me pasuri të mundshme të kushëririt të tij, Klodian Braho, dhe të kunatit të këtij të fundit, i cilësuar si person problematik në Itali në dosjen e vettingut.

Pavarësisht përmbajtjes së materialeve të mbledhura, përgjimi i funksionarëve të SPAK-ut dhe i deputetit, në cilësinë e familjarit të drejtuesit të institucionit, përbën një veprim të paligjshëm nëse është kryer pa autorizim dhe jashtë funksioneve kushtetuese të SHISH-it.

SPAK-u duhet ta hetojë këtë çështje si akuzë penale shtesë ndaj Vlora Hysenit dhe Ergys Agasit. Hetimi duhet të përfshijë edhe drejtorin operacional të SHISH-it, Jurgen Kole, të cilin burimet e identifikojnë si drejtuesin që realizoi përgjimet. /Pamfleticeku spak shish përgjimi Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Dosja e zezë Katër vendime për t’i dhënë Ron Yeffet-it 80% të monopolit të armëve; Pirro Vengu, ‘kurbani' i radhës i Edi Ramës 6 Tetor 2026, 13:4613:46Dosja e zezë Pajisjet fantazmë të SHISH-it: Vlora Hyseni dyshohet se përgjoi me teknologji nga Serbia dhe Kina 6 Tetor 2026, 12:2812:28Dosja e zezë SHISH-i përgjonte SPAK-un, SPAK-u përgjonte SHISH-in: shteti i horrave të Edi Ramës në dosjen 'Agasi' 5 Tetor 2026, 17:5917:59Dosja e zezë ‘Raiffeisen Bank’, skandal pas skandali: Nga llogaritë e shqiptarëve, te Rusia dhe pastrimi i milionave të Bankers 5 Tetor 2026, 16:1416:14Dosja e zezë Nga Senegali, në SHBA e Tiranë: Ron Yeffet, një histori aferash pa kufij 4 Tetor 2026, 20:3620:36Dosja e zezë Policia e Shtetit në borderotë e basteve ilegale: Arrestime sa për statistikë, ndërsa bosët pastrojnë milionat në beton 4 Tetor 2026, 14:3114:31Dosja e zezë