Foto ilustruese/ BLOOM shpk hyn te rekrutimi i stafit të Bankers në një moment kur kompania e naftës është nën hetim për kostot e krijuara përmes nënkontraktorëve. BLOOM operon prej vitesh në Marinëz dhe ka tentuar më herët të marrë kontrata në sektorin e naftës. Tani pesha e marrëveshjes matet te vlera e saj, numri i punonjësve dhe faturat që Bankers do t’i paguajë kompanisë Bankers Petroleum i ka hapur derën një kompanie shqiptare për një nga zërat më të ndjeshëm të aktivitetit të saj, fuqinë punëtore. Pamfleti ka mësuar se BLOOM sh.p.k., kompania në pronësi të Laureta Sulajt, është kontraktuar për shërbime që lidhen me rekrutimin dhe personelin e gjigantit të naftës në Patos-Marinëz.
Emri i BLOOM nuk del rastësisht në hartën e naftës. Kompania me NIPT L91307029O është themeluar më 4 janar 2019 me kapital 100 lekë dhe në objektin e saj të aktivitetit ka pasur që në fillim transportin, tregtimin e karburanteve e lubrifikantëve, naftën bruto, gazin dhe një varg aktivitetesh të tjera. Laureta Sulaj rezulton zotëruese e 100 për qind të kapitalit.
Gjurmët e BLOOM të çojnë prej vitesh pikërisht në Marinëz. Në dokumentacionin e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, kompania shfaqet me instalim në ish-QNP Marinëz, Fier, ndërsa në të dhënat e marra nga ekstrakti i QKB-së përshkruhet aktiviteti i saj në transport, tregtim karburantesh, import-eksport dhe tregtim të naftës bruto, gazit natyror dhe nënprodukteve të naftës. Pra, shumë përpara kontratës së sotme me Bankers, BLOOM ishte vendosur fizikisht dhe ekonomikisht brenda territorit të industrisë së naftës. Historia bëhet edhe më konkrete në qershor të vitit 2021. Albpetrol hapi procedurën për shërbimin e transportit të naftës bruto dhe mes dy kompanive që dorëzuan oferta ishte BLOOM. Laureta Sulaj kishte futur kompaninë e saj në garë me ofertën 39 milionë e 950 mijë lekë pa TVSH, përballë 46 milionë e 771 mijë e 938 lekëve të operatorit tjetër. BLOOM nuk e fitoi atë kontratë. Albpetrol e skualifikoi pasi konstatoi mangësi në formularin e ofertës dhe në dokumentacionin e mjeteve, mes tyre certifikatat ADR, dokumentet për transportin e mallrave të rrezikshme, inspektimin e cisternave, kolaudimet, siguracionet dhe taksat e mjeteve. Dokumenti ka rëndësi sot për një arsye të thjeshtë, BLOOM kishte hyrë në lojën e kontratave të naftës të paktën pesë vite përpara se të merrte rekrutimin e stafit të Bankers. Në vitin 2026 ndryshon roli. Nga një kompani që kishte tentuar të merrte transportin e naftës dhe që operonte prej vitesh në Marinëz, BLOOM kalon te një shërbim që prek drejtpërdrejt strukturën e punësimit të Bankers Petroleum.
Pesha financiare e këtij shërbimi kuptohet nga shifrat që publikon vetë Bankers. Kompania deklaron sot 1 500 të punësuar në aktivitetin e saj shqiptar, prej të cilëve vetëm 500 janë punonjës direkt, ndërsa rreth 1 000 të tjerë janë punonjës indirektë ose të nënkontraktorëve. Dy të tretat e fuqisë punëtore që Bankers lidh me aktivitetin e vet kalojnë pra jashtë organikës së drejtpërdrejtë të kompanisë. Vetë Bankers e pranon edhe përdorimin e kompanive të jashtme në rekrutim. Në faqen e punësimit paralajmëron kandidatët për komunikimet që mund të vijnë nga organizatat të cilave kompania u ka besuar proceset e rekrutimit. Kontraktimi i jashtëm i personelit është kështu pjesë e modelit që përdor Bankers, ndërsa BLOOM hyn tashmë në këtë mekanizëm. Kontrata me kompaninë e Laureta Sulajt ngre menjëherë çështjen e përzgjedhjes. Bankers deklaron se procedurat e veta të prokurimit mbështeten te konkurrenca, transparenca, trajtimi i barabartë i operatorëve dhe parakualifikimi, ndërsa ofertat administrohen edhe përmes sistemit elektronik të prokurimit. Në faqen publike të kompanisë nuk gjenden të dhënat e kontratës me BLOOM, vlera e saj, numri i punonjësve që përfshin, kompanitë e tjera që kanë konkurruar apo oferta financiare që çoi te përzgjedhja e Laureta Sulajt. Sa paguan Bankers për çdo punonjës të rekrutuar ose administruar përmes BLOOM dhe sa është pjesa që i mbetet kompanisë ndërmjetëse janë dy nga shifrat që do të tregonin peshën reale të kësaj marrëveshjeje.
Kjo kontratë nuk mbërrin në një terren të zakonshëm. Bankers Petroleum është prej vitit të kaluar në qendër të një prej hetimeve më të mëdha financiare të hapura ndaj një kompanie private që operon në Shqipëri, me akuzat që prekin pikërisht mënyrën se si janë ndërtuar shpenzimet e saj.
Procedimi penal nr. 2063 është regjistruar më 30 dhjetor 2024 pas referimit të Drejtorisë së Hetimit Tatimor. Prokuroria e Fierit deklaroi se nga viti 2004 deri në fund të vitit 2024 Bankers kishte realizuar eksporte dhe shitje brenda vendit në shumën 532 miliardë e 433 milionë e 614 mijë e 112 lekë, ndërsa në të njëjtën periudhë kishte raportuar humbje të akumuluara prej 11 miliardë e 691 milionë e 799 mijë e 688 lekësh. Hetuesit e vendosën gishtin pikërisht te kostot. Sipas Prokurorisë, Bankers dyshohet se ka fryrë artificialisht shpenzimet për të raportuar humbje, duke përdorur edhe individë dhe kompani kontraktore në operacione financiare që janë bërë pjesë e procedimit penal. Hetimi përfshin dyshime për skema mashtruese të TVSH-së, fshehje të të ardhurave, pastrim të produkteve të veprës penale dhe vepra të tjera të lidhura me administrimin e kompanisë. BLOOM nuk përmendet në njoftimin e Prokurorisë për skemat e viteve të mëparshme. Kontrata me Laureta Sulajn i përket një faze tjetër të Bankers, ndërsa rëndësinë ia jep pikërisht mekanizmi që hetuesit kanë vënë tashmë nën lupë, kalimi i kostove të kompanisë përmes kontraktorëve të jashtëm.
Bankers vijon ndërkohë të ketë rreth 1 000 punonjës indirektë dhe të nënkontraktuar. Në këtë sistem futet tashmë edhe BLOOM, një kompani me kapital fillestar 100 lekë, e vendosur prej vitesh në Marinëz, me aktivitet të regjistruar në naftë dhe me një tentativë të dokumentuar për të marrë nga Albpetrol kontratën e transportit të naftës bruto.
Bankers po hetohet pikërisht për mënyrën se si kostot janë kaluar përmes kompanive të tjera, janë fryrë dhe kanë gërryer fitimin e tatueshëm. Ndërsa ajo dosje vazhdon të jetë e hapur, në të njëjtën derë të nënkontraktimit hyn BLOOM e Laureta Sulajt.
Nga 100 lekë kapital, te Marinëza, tenderët e naftës dhe tani te personeli i Bankers, BLOOM ka hyrë në zemër të një aktiviteti ku çdo kontratë, çdo faturë dhe çdo punonjës i kaluar përmes një pale të tretë ka peshë financiare. Pikërisht aty ku Prokuroria po kërkon gjurmët e kostove të vjetra, Bankers po prodhon kosto të reja përmes një tjetër kompanie.
Nëse dosja e Bankers ka mësuar diçka deri tani, është se historia e vërtetë nuk fshihet te emri i kontratës, por te paratë që kalojnë pas saj. Këtë herë, në fund të faturës, del BLOOM. /Pamfleti Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Anti-Mafia Nga droga te tenderët e ilaçeve: Ilir Shehu (Pasholli), ortakëria me burrin e Olta Xhaçkës dhe heshtja e SPAK-ut 6 Tetor 2026, 11:4611:46Anti-Mafia Rektori i Universitetit të Tiranës, 'Prokurori i zi' i diktaturës; 694 tenderë e 62 milionë euro, me doktoraturë të vjedhur 5 Tetor 2026, 18:3518:35Anti-Mafia Nepotizmi i Edi Ramës/ Fondet e ilaçeve i komandon vajza e tezes së Lindës dhe gruaja e Vangjel Tavos 5 Tetor 2026, 12:0012:00Anti-Mafia Kulla e pazareve? Evis Dimashi i Lul Bashës merr miratimin e KKT-së së Ramës; mister burimi i financimit të Elite Tower 4 Tetor 2026, 19:4319:43Anti-Mafia Ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, i delegon “ustait” të Çuçit, Enea Hoti, kompetencat për tenderët, PPP-të dhe emërimet 4 Tetor 2026, 14:1614:16Anti-Mafia Andrea Shllaku dhe Ilir Hoxha në dosjet e “pazareve” me tenderët/ A do të guxojë SPAK të shembë “kullën e korrupsionit” në Portin e Durrësit? 3 Tetor 2026, 16:4516:45Anti-Mafia

