Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Nëse nuk ka frikë, Rama t’i heqë imunitetin çdo deputeti”, aktivisti: Protesta është katalizator për drejtësinë dhe ndërkombëtarët


Aktivisti Ilir Xhemalaj, në një intervistë për News24, ka komentuar zhvillimet politike dhe protestën e zhvilluar në vend, duke kërkuar që drejtësisë t’i krijohen mundësitë për të hetuar çdo deputet, pa përjashtim.

Aktivisti Ilir Xhemalaj, në një intervistë për News24, ka komentuar zhvillimet politike dhe protestën e zhvilluar në vend, duke kërkuar që drejtësisë t’i krijohen mundësitë për të hetuar çdo deputet, pa përjashtim. Xhemalaj u shpreh se kryeministri Edi Rama duhet të ndërmarrë një hap të tillë nëse, sipas tij, nuk ka arsye për t’iu frikësuar hetimeve. Aktivisti e cilësoi protestën si një faktor që, sipas tij, ka ndikuar edhe në drejtësinë shqiptare dhe në vëmendjen e partnerëve ndërkombëtarë. Duke folur për vijimin e situatës politike, ai kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe paralajmëroi për një reagim të mëtejshëm qytetar nëse kjo nuk ndodh. “Edi Rama nëse nuk ka frikë duhet t’i heq imunitetin çdo deputeti dhe t’i japë mundësi drejtësisë t’i hetojë të gjithë. E bëri Magyar në Hungari të gjithë të barabartë para ligjit. Kjo protestë shërbeu si katalizator edhe për drejtësinë dhe për ndërkombëtarët. Nëse Rama nuk jep dorëheqjen populli do të marrë fatet e tij në dorë. Nuk duam destabilitet…”, tha aktivisti Ilir Xhemalaj. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb