Lajme Zone
Nënë në moshën 60-vjeçare, babai 70! Lind vajza e çiftit në Itali, mjeku: Rast jashtëzakonisht i rrallë
Të tjeraGazeta Tema

Nënë në moshën 60-vjeçare, babai 70! Lind vajza e çiftit në Itali, mjeku: Rast jashtëzakonisht i rrallë

Një lindje jashtëzakonisht e rrallë është regjistruar në provincën e Salernos në Itali, ku një grua 60-vjeçare është bërë nënë e një vajze, ndërsa babai i foshnjës është 70 vjeç.

Një lindje jashtëzakonisht e rrallë është regjistruar në provincën e Salernos në Itali, ku një grua 60-vjeçare është bërë nënë e një vajze, ndërsa babai i foshnjës është 70 vjeç.

Vogëlushja, e pagëzuar Francesca Pia, ka ardhur në jetë në një strukturë shëndetësore të zonës së Salernos, pas një shtatzënie të ndjekur nga ekipi i gjinekologut Mario Polichetti, i specializuar në riprodhimin e asistuar.

Sipas mjekut, vajza ka lindur në gjendje të mirë shëndetësore, me peshë 2.4 kilogramë, dhe po rritet normalisht.

“Jemi përballë një rasti vërtet të jashtëzakonshëm, sepse arritja e një konceptimi në moshën 59-vjeçare përbën një ngjarje jashtëzakonisht të rrallë”, deklaroi Polichetti.

Ai theksoi se mosha e prindërve e bën rastin veçanërisht të pazakontë dhe se shtatzënitë në këto mosha kërkojnë ndjekje dhe kujdes të veçantë mjekësor.

“Francesca Pia është në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe kjo është natyrisht ajo që na jep kënaqësinë më të madhe”, u shpreh gjinekologu.

Polichetti e cilësoi lindjen si përfundimin e suksesshëm të një procesi të vështirë dhe një rast me interes edhe përtej Italisë, për shkak të moshës së nënës dhe babait.