Lajme Zone
Bulqizë/ Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet 39-vjeçari, i sekuestrohet automatiku
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Bulqizë/ Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet 39-vjeçari, i sekuestrohet automatiku

Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet në flagrancë 39-vjeçari në Bulqizë, sekuestrohen një armë zjarri automatik, 4 krehëra dhe 47 fishekë luftarakë.

Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet në flagrancë 39-vjeçari në Bulqizë, sekuestrohen një armë zjarri automatik, 4 krehëra dhe 47 fishekë luftarakë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Shtushen, Bulqizë, ishte qëlluar me armë zjarri, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u arrestua në flagrancë shtetasi L. K., 39 vjeç, banues në fshatin Shtushen, bashkia Bulqizë. Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se 39-vjeçari kishte qëlluar me armë zjarri në ajër.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Aktualitet armëbulqize