Lajme Zone
Fotot/ Një tjetër parkim publik nëntokësor i shtohet Tiranës, 117 vende për makina dhe hapësira rekreative te Liqeni
Të tjeraReport TV

Fotot/ Një tjetër parkim publik nëntokësor i shtohet Tiranës, 117 vende për makina dhe hapësira rekreative te Liqeni

Projekti do të ndërtohet pranë rrugës “Hiqmet Buzi” dhe synon të lehtësojë parkimin për vizitorët e Parkut të Madh.

Tirana do të ketë një tjetër parkim publik nëntokësor, i cili do të ndërtohet në hyrjen jugore të Parkut të Madh të Liqenit Artificial, pranë rrugës “Hiqmet Buzi”. Projekti parashikon ndërtimin e dy kateve nëntokësore me 117 vende parkimi, ndërsa në sipërfaqe do të krijohen hapësira sportive dhe rekreative për qytetarët. LEXO edhe...Gogu takon Komisionerin Europian McGrath, në fokus reforma në drejtësi dhe integrimi i Shqipërisë në BE Sipas Bashkisë së Tiranës, ndërhyrja synon t'i japë zgjidhje një pjese të kërkesës në rritje për parkim, si pasojë e shtimit të numrit të banorëve dhe automjeteve në kryeqytet, duke përmirësuar njëkohësisht organizimin e hyrjes jugore të Parkut të Madh. Parkimi do të shërbejë kryesisht për vizitorët e Liqenit Artificial, ndërsa projekti parashikon ruajtjen e hapësirave të gjelbra dhe publike të parkut. Objekti do të pajiset me sisteme ventilimi, kamera monitorimi, kontroll aksesi dhe ndriçim modern. Share U.D/E.H/ReportTv.al parku i liqenit Liqeni Artificial parkimet bashkia tirane Tirane Komento Komente Sondazhi i ditës: Territorialja për votim në Kuvend, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 61.5% Jo 32.4% Nuk e di 6.1% Vota total: 602 Sondazhi i ditës: Territorialja për votim në Kuvend, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?