Everest Kazheli është emëruar drejtor i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) për Drejtorinë Vendore në Elbasan i cili ka zëvendësuar Ester Isain, e komanduar në këtë detyrë që prej fillimit të vitit 2026. Kazheli largohet kështu nga drejtimi i Kadastrës në Fier, ndërsa deri më tani nuk është bërë i ditur emri i personit që do ta zëvendësojë në këtë detyrë. Largimi i Kazhelit vjen në një kohë kur është përfshirë në skandale të tjetërsimit të pronave ku për pasojë ish-drejtues të ASHK Fier ndodhen në burg. LEXO edhe...I vuri zjarrin një marketi në Cërrik, policia vë në pranga 45-vjeçarin! U rrezikuan edhe punonjësit (VIDEO) Ndërkohë, emërimi i Everest Kazhelit në krye të Drejtorisë Vendore të ASHK-së në Elbasan shënon një tjetër lëvizje në strukturat drejtuese të Kadastrës. Kazheli, deri në këtë javë ka mbajtur detyrën e drejtuesit të Drejtorisë Vendore të ASHK-së në Fier. Më herët ai ka drejtuar edhe strukturën e Kadastrës në Lushnjë, duke krijuar një eksperiencë të konsoliduar në administrimin e proceseve dhe shërbimeve kadastrale. Në drejtimin e ASHK Elbasan, Kazheli zëvendëson Ester Isain, e cila ishte e komanduar në këtë detyrë që prej fillimit të vitit 2026. A.C/ReportTv.al everest kazheli ASHK kadastra Elbasan Komento Komente Sondazhi i ditës: Territorialja për votim në Kuvend, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 61.3% Jo 32.4% Nuk e di 6.3% Vota total: 734 Sondazhi i ditës: Territorialja për votim në Kuvend, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?

