Durrësi ka çelur edicionin e dytë të Bienales Ndërkombëtare të Artit Bashkëkohor, një aktivitet që gjatë gjithë muajit tetor do ta shndërrojë qytetin në një qendër të artit dhe shkëmbimit kulturor. Në këtë edicion marrin pjesë 45 artistë dhe 34 pavijone kombëtare nga vende të ndryshme të Europës, Azisë, Afrikës, Amerikës Latine dhe Zelandës së Re. LEXO edhe...Kishte ardhur 3 ditë më parë për pushime në Durrës, 25-vjeçarja angleze gjendet e pajetë në apartamentin me qira, pranë saj ishte fëmija 2-vjeçar Nën temën “Periferia: Tranzicione pamore”, Bienalja synon të sjellë reflektim mbi transformimet sociale dhe urbane përmes artit bashkëkohor. Ekspozitat dhe ëorkshop-et zhvillohen në 11 hapësira kulturore të Durrësit, mes tyre ish-Vila Mbretërore, Hamami Mesjetar, Muzeu Kombëtar Arkeologjik, shtëpia e Aleksandër Moisiut dhe ambiente të tjera publike të qytetit. Edicioni i dytë i Bienales e vendos Durrësin në hartën e aktiviteteve ndërkombëtare të artit, duke bashkuar artistë dhe kultura të ndryshme në një dialog me historinë dhe hapësirën urbane të qytetit. Pamje nga Bienalja ka ndarë edhe kryeministri Edi Rama. "Durrësi mirëpret edicionin e dytë të Bienales Ndërkombëtare të Artit Bashkëkohor 45 artistë, 34 pavijone kombëtare, nga Europa në Azi, Afrikë, Amerikën Latine e deri në Zelandën e Re, sjellin përgjatë muajit tetor artin bashkëkohor në 11 hapësira të qytetit" shkruan ai. U.D/ReportTv.al Durres bienalja e durresit Komento Komente Sondazhi i ditës: Territorialja për votim në Kuvend, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 61.3% Jo 32.4% Nuk e di 6.3% Vota total: 734 Sondazhi i ditës: Territorialja për votim në Kuvend, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?
