Protestat e studentëve dhe nxënësve në Francë janë përshkallëzuar, ndërsa në Paris policia ndërhyri këtë mëngjes ndaj protestuesve që kishin bllokuar një rrugë përpara një shkolle. Efektivët ndërhynë për të shpërndarë studentët dhe çmontuan barrikadat e ngritura prej tyre. Përplasjet vijnë pas disa ditësh protestash në të gjithë vendin, të cilat në pjesën më të madhe kanë qenë paqësore, por në disa raste kanë degjeneruar në dhunë. LEXO edhe...Tjetër incident në protestë, polici shkelmon protestuesin (VIDEO) Sipas qeverisë franceze, rreth 6,600 persona janë arrestuar, ndërsa rreth 760 policë dhe më shumë se 300 nxënës e pjesëtarë të stafit shkollor janë plagosur. Autoritetet janë përballur gjithashtu me kritika për përdorim të forcës joproporcionale ndaj protestuesve. Lëvizja është zgjeruar edhe në universitete. Rreth 1,000 studentë nga Universiteti i Cergy u nisën drejt Bastijës në Paris, duke brohoritur dhe mbajtur pankarta me mesazhin: “Puna na lodh, sistemi na përçmon.” Studentët kundërshtojnë disa prej politikave të qeverisë, përfshirë planin për ngrirjen e përfitimeve të strehimit dhe rritjen e tarifave universitare për studentët e huaj. Ata kërkojnë gjithashtu që autoritetet të ndalojnë, sipas tyre, shtypjen e dhunshme të protestave në shkolla. A.C/ReportTv.al proteste france 24 nxenes Komento Komente Sondazhi i ditës: Territorialja për votim në Kuvend, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 60.9% Jo 32.3% Nuk e di 6.7% Vota total: 832 Sondazhi i ditës: Territorialja për votim në Kuvend, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?
