Një 45-vjeçar është arrestuar në Cërrik pasi akuzohet se ka ndezur zjarr në një market. Në pranga është vënë shtetasi A.M.
Bëhet me dije se si pasojë e flakëve u rrezikuan punonjësit që ndodheshin në subjekt, si dhe u dogjën produkte.
Njoftimi i policisë: Cërrik/Zbardhet në pak orë, autorësia e zjarrvënies në një market në lagjen nr. 3, mëngjesin e sotëm.
Identifikohet dhe arrestohet shtetasi që ndezi zjarrin, si pasojë e të cilit u dogjën produkte dhe u rrezikuan punonjësit e subjektit.
Rreth orës 07:30 të datës 08.10.2026, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në një supermarket në lagjen nr. 3, ishte vënë qëllimisht, zjarr, shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik shkuan në vendngjarje dhe si rezultat i veprimeve operative dhe procedurale, mundësuan në pak orë, identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar të rastit, shtetasit A. M., 45 vjeç, banues në Cërrik.
Si pasojë e flakëve u rrezikuan punonjësit që ndodheshin në subjekt, si dhe u dogjën produkte.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

