Lajme Zone
25-vjeçarja angleze gjendet e pajetë në një apartament në Durrës, pranë saj ishte fëmija 2-vjeçar
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

25-vjeçarja angleze gjendet e pajetë në një apartament në Durrës, pranë saj ishte fëmija 2-vjeçar

Nga këqyrja paraprake në trupin e 25-vjeçares nuk janë konstatuar shenja dhune.

Një 25-vjeçare me shtetësi angleze është gjetur e pajetë mesditën e kësaj të enjteje në një apartament në lagjen nr. 1 në Durrës. Sipas policisë, rreth orës 12:50, shërbimi i Urgjencës së Durrësit konstatoi pa shenja jete shtetasen E. S., 25 vjeçe. Në apartament ndodhej edhe fëmija i saj rreth 2 vjeç, i cili u gjet në gjendje të mirë shëndetësore. LEXO edhe...I vuri zjarrin një marketi në Cërrik, policia vë në pranga 45-vjeçarin! U rrezikuan edhe punonjësit Nga këqyrja paraprake në trupin e 25-vjeçares nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës, si edhe për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes. U.D/ReportTv.al Komento Komente Sondazhi i ditës: Territorialja për votim në Kuvend, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 61.4% Jo 32.5% Nuk e di 6.1% Vota total: 604 Sondazhi i ditës: Territorialja për votim në Kuvend, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?