Policia e Cërrikut ka vënë në pranga një 45-vjeçar, i dyshuar se i vuri qëllimisht zjarrin një marketi në lagjen nr. 3 të qytetit. Në pranga ra A. M., banues në Cërrik, i cili, sipas policisë, është autori i zjarrvënies së ndodhur rreth orës 07:30 të mëngjesit të kësaj të enjteje. LEXO edhe...Gramsh/ I riu mbetet i bllokuar mes lumit Devoll, ndërhyrja e zjarrfikësve i shpëton jetën Si pasojë e flakëve u rrezikuan punonjësit që ndodheshin në market, ndërsa u dogjën edhe produkte të subjektit. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik shkuan në vendngjarje dhe, pas veprimeve operative e hetimore, arritën të identifikonin, lokalizonin dhe arrestonin autorin e dyshuar brenda pak orësh. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprën penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr" Njoftimi i plotë i Policisë Cërrik/Zbardhet në pak orë, autorësia e zjarrvënies në një market në lagjen nr. 3, mëngjesin e sotëm. Identifikohet dhe arrestohet shtetasi që ndezi zjarrin, si pasojë e të cilit u dogjën produkte dhe u rrezikuan punonjësit e subjektit. Rreth orës 07:30 të datës 08.10.2026, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në një supermarket në lagjen nr. 3, ishte vënë qëllimisht, zjarr, shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik shkuan në vendngjarje dhe si rezultat i veprimeve operative dhe procedurale, mundësuan në pak orë, identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar të rastit, shtetasit A. M., 45 vjeç, banues në Cërrik. Si pasojë e flakëve u rrezikuan punonjësit që ndodheshin në subjekt, si dhe u dogjën produkte. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. U.D/ReportTv.al cerrik Elbasan zjarrvenie Komento Komente Sondazhi i ditës: Territorialja për votim në Kuvend, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 61.5% Jo 32.4% Nuk e di 6.1% Vota total: 602 Sondazhi i ditës: Territorialja për votim në Kuvend, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?
