Lajme Zone
Aktivitetet kulturore/ Çelet edicioni i 32-të i festivalit ‘Oda dibrane’! Panairi i librit të ri, të vjetër dhe të përdorur’, në Tiranë
KulturëReport TV

Aktivitetet kulturore/ Çelet edicioni i 32-të i festivalit ‘Oda dibrane’! Panairi i librit të ri, të vjetër dhe të përdorur’, në Tiranë

Grupi “Akullthyesit”, i themeluar në vitet ’90 dhe një prej formacioneve që kontribuuan në fillesat dhe zhvillimin e rock-ut shqiptar, rikthehet në skenë me një koncert në Elbasan,  në Teatrin “Skampa

Art, kulturë dhe spektakël. Rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit. 1. FOLKLORI/ÇELET EDICIONI I 32-TË I FESTIVALIT “ODA DIBRANE” LEXO edhe...Aktivitetet kulturore/ Orkestra Simfonike e Korçës për herë të parë në Prishtinë! 'Dantja i pashmangshëm', takim kushtuar Ismail Kadaresë Edicioni i 32-të i festivalit “Oda Dibrane” do të zhvillohet më 9 dhe 10 tetor në Peshkopi dhe Dibër të Madhe, duke mbledhur artistë dhe grupe folklorike nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi. Festivali i kushtohet folklorit dhe traditës shqiptare, përmes këngëve popullore, valleve tradicionale dhe muzikës folklorike. 2.GRUPI “AKULLTHYESIT”, KONCERT ROCK NË TEATRIN “SKAMPA” Grupi “Akullthyesit”, i themeluar në vitet ’90 dhe një prej formacioneve që kontribuuan në fillesat dhe zhvillimin e rock-ut shqiptar, rikthehet në skenë me një koncert në Elbasan, më 9 tetor, në orën 19:00, në Teatrin “Skampa”, duke sjellë një mbrëmje që ndërthur nostalgjinë e viteve ’90 me energjinë e muzikës rock. 3.“PANAIRI I LIBRIT TË RI, TË VJETËR E TË PËRDORUR” NË TIRANË “Panairi i Librit të Ri, të Vjetër dhe të Përdorur” do të zhvillohet më 9 dhe 10 tetor, nga ora 09:00 deri në 20:00, në Tiranë. Panairi sjell libra të rinj, të përdorur në shqip dhe gjuhë të tjera, si dhe botime me zbritje. Ndërkohë, paralelisht mbahet edhe panairi i pavarur i librit në “Përdhe Snack”, nga 8 deri më 11 tetor. me orare të ndryshme gjatë katër ditëve. 4.“UNSEEN” DHE “BOLÉRO”, KËRCIMI BASHKËKOHOR NË TIRANË Në kuadër të “International Dance Festival of Tirana”, më 9 tetor, në orën 20:00, në skenën e TKOB-së do të prezantohen dy vepra të kërcimit bashkëkohor, “Unseen” dhe “Boléro”. Me koreografi nga Andonis Foniadakis, veprat eksplorojnë përkatësisht vetminë dhe nevojën njerëzore për t’u parë e kuptuar, si dhe energjinë dhe forcën e lëvizjes kolektive nën ritmet e Maurice Ravelit. 5. ORKESTRA SIMFONIKE E KORÇËS PËR HERË TË PARË NË PRISHTINË Orkestra Simfonike e Korçës prezantohet për herë të parë në Prishtinë sonte, më 8 tetor, në orën 19:30, në Atelienë e Pallatit të Rinisë, me një koncert nën drejtimin e mjeshtrit Petrika Afezollit. Programi përfshin vepra të kompozitorëve shqiptarë dhe klasikëve botërorë si: Çesk Zadeja, Thoma Gaqi dhe Feim Ibrahimi, krahas krijimeve të Wolfgang Amadeus Mozart, Antonín Dvořák, Pietro Mascagni dhe Johannes Brahms. 6. SHFAQJA/“EVERY BRILLIANT THING”, PREMIERË NË “TULLA CULTURE” “Every Brilliant Thing” (“Gjitha gjërat e mrekullueshme”) është shfaqja që çel sezonin e ri kulturor në Qendrën Kulturore “Tulla Culture” në Tiranë. Vepra e Duncan Macmillan dhe Jonny Donahoe, me regji të Fatos Berishës dhe interpretim të Armond Morinës do të vijë sonte, të premten dhe të shtunën në orën 20:00. Në të ndërthuren humori dhe emocionet në një histori mbi jetën, kujtesën dhe arsyet për të vazhduar përpara. 7. “ZNJ. PLASTIKË”, CIRK PËR FËMIJË NË TEATRIN E KUKULLAVE “Znj. Plastikë” është premiera e re e Teatrit të Kukullave në Tiranë, një spektakël për fëmijë që ndërthur akrobacinë, magjinë, humorin dhe ngjyrat. Historia sjell përballjen e Plastikes me personazhet e Natyrës, Ujit, Akullit, Reve dhe Ngjyrave, të cilat bashkohen për të mbrojtur botën ku jetojnë. Shfaqja do të vijë nga sot deri më 11 tetor, në orën 17:00, ndërsa shfaqje të tjera do të vijojnë gjatë muajit tetor. Xh.K/ReportTv.al rubrika ciceron Komento Komente Sondazhi i ditës: Territorialja për votim në Kuvend, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 61.4% Jo 32.5% Nuk e di 6.1% Vota total: 604 Sondazhi i ditës: Territorialja për votim në Kuvend, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?