Hudhra është cilësuar shpesh si “antibiotiku i të varfërve”, falë përbërësve të shumtë bioaktivë që përmban. Ajo ka rreth 420 komponentë që lidhen me mekanizma të ndryshëm të mbrojtjes së organizmit dhe konsiderohet një nga ushqimet me vlera të jashtëzakonshme për shëndetin, thotë nutricionisti Altin Joka në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV. “Konsumimi i hudhrës është lidhur me disa prej problemeve kryesore shëndetësore që prekin njerëzit sot, si sëmundjet e zemrës, goditjet në tru, kanceri, infeksionet dhe diabeti. Sipas të dhënave të përmendura nga shumë studime, hudhra mund të ketë ndikim pozitiv në disa prej këtyre proceseve”, thekson Joka. LEXO edhe...Të pish kafe esëll apo jo? Të hash darkë apo mos hash? Altin Joka jep disa përgjigje për dilemat rreth ushqimit! Hudhra ndikon veçanërisht në shëndetin e zemrës, mund të ndihmojë në kontrollin e glicemisë, mbështet rigjenerimin e indeve, përmirëson elasticitetin e enëve të gjakut dhe është studiuar edhe për efektet e mundshme mbrojtëse ndaj disa formave të kancerit. Për këtë arsye, hudhra mund të konsiderohet një “fabrikë” e vërtetë vlerash ushqyese dhe përbërësish bioaktivë. Sa ndikon hudhra në uljen e tensionit të gjakut? Disa studime të publikuara ndër vite, përfshirë kërkime nga viti 1996 deri në vitin 2025, kanë analizuar lidhjen mes konsumimit të hudhrës dhe tensionit të gjakut. Të dhënat sugjerojnë se konsumimi i hudhrës mund të kontribuojë në një ulje modeste të presionit arterial, në varësi të individit dhe mënyrës së përdorimit. “Për të përfituar sa më shumë nga përbërësit aktivë të saj, hudhra mund të përdoret e shtypur. Rekomandohet që, pasi të shtypet ose të pritet, të lihet për rreth 10 minuta përpara konsumimit. Një alternativë është edhe prerja e saj në feta”, rekomandon Joka. Aroma karakteristike e hudhrës pas konsumimit nuk lidhet vetëm me stomakun, por edhe me mushkëritë. Përbërësit sulfurikë të saj përthithen dhe qarkullojnë në organizëm, duke bërë që aroma të ndihet edhe përmes frymëmarrjes. Hudhra e njomë konsiderohet gjithashtu një zgjedhje shumë e mirë për konsum, pasi përmban përbërës bioaktivë të vlefshëm. Kujdes me konsumimin Personat që marrin medikamente për hollimin e gjakut duhet të tregohen veçanërisht të kujdesshëm me konsumimin e sasive të mëdha të hudhrës, pasi ajo mund të ndikojë në koagulimin e gjakut. Disa kombinime që mund të përgatiten në shtëpi Hudhra përdoret shpesh edhe në kombinime tradicionale me produkte të tjera natyrale. Për një shurup tradicional: Hudhër, mjaltë, kanellë, xhinxher dhe lëng limoni. Për infeksionet: Uthull molle, hudhër, rigon, mjaltë dhe vaj ulliri. Për mbështetjen e mëlçisë dhe zorrëve: Hudhër, vaj ulliri, limon, një lugë çaji shafran dhe mjaltë. Për kandidën dhe parazitët: Dy–tre thelpinj hudhër, një lugë fara kungulli të shtypura, një lugë karafil, vaj kokosi dhe mjaltë. MC/ReportTv.al Rreze Dielli Intervista Altin Joka Hudhra Vlerat e hudhres Komento Komente Sondazhi i ditës: Territorialja për votim në Kuvend, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 61.3% Jo 32.4% Nuk e di 6.3% Vota total: 734 Sondazhi i ditës: Territorialja për votim në Kuvend, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?
