Lajme Zone
Lirohet nga burgu 33-vjeçarja me foshnjën 4-muajshe/ Familjarët e presin jashtë IEVP Pojskë
Të tjeraCNA

Lirohet nga burgu 33-vjeçarja me foshnjën 4-muajshe/ Familjarët e presin jashtë IEVP Pojskë

Pas monitorimit të kryer një ditë më parë nga Avokati i Po...

Pas monitorimit të kryer një ditë më parë nga Avokati i Popullit në IEVP Pojskë, Gjykata e Posaçme ka pezulluar ekzekutimin e dënimit me burgim për 33-vjeçaren Greta Gjoci, e cila ndodhej në institucion së bashku me foshnjën e saj 4-muajshe.

Vendimi i gjykatës ka bërë të mundur daljen e saj nga burgu, ndërsa këtë të enjte, rreth orës 16:30, familjarët e 33-vjeçares janë paraqitur pranë IEVP Pojskë për ta pritur. Pas daljes nga institucioni, Greta Gjoci nuk ka pranuar të flasë për mediat.

Ndërkohë, familjarët e saj, jashtë kamerave, kanë falenderuar gjykatën për vendimin, si dhe mediat për pasqyrimin dhe ndjekjen e rastit.

Rasti i 33-vjeçares dhe qëndrimi i foshnjës së saj vetëm 4 muajshe në ambientet e institucionit të vuajtjes së dënimit kishte ngritur shqetësim, duke bërë që situata të monitorohej edhe nga Avokati i Popullit. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.