Lajme Zone
Reforma Territoriale/ Manastirliu: Hap rrugën për shërbime të plota dhe planifikim më të mirë
PolitikëCNA

Reforma Territoriale/ Manastirliu: Hap rrugën për shërbime të plota dhe planifikim më të mirë

Deputetja socialiste Ogerta Manastirliu ka mbajtur fjalën ...

Deputetja socialiste Ogerta Manastirliu ka mbajtur fjalën e saj në seancën e sotme plenare lidhur me Reformën Territoriale.

Manastirliu u shpreh se kjo reform prek cilësine e jetës së komuniteteve dhe ushtrimin e pushteteve ndaj tyre.

Sipas saj propozimi i PS-së për ndarjen e re territorial synon të forcojë kapacitetet e bashkive, ndërsa shtoi se hap rrugën për shërbime të plota dhe planifikim më të mirë.

Manastirliu tha se kjo reformë bëhet dhe më e rëndësishme edhe prej fazës së integrimit të vendit në BE. “Është e natyrshme që një reformë e kësaj rëndësie të sjellë debate të forta, sepse prek cilësinë e jetës së komuniteteve dhe ushtrimin e pushteteve ndaj tyre. Reformat territoriale prekin rëndësinë e jetesës sonë në komunitet, për zhvillimin urban, social, ekonomik, transportin dhe për të gjitha ato që ndikojnë në jetën e qyteteve. Vlerësimi i bërë nga grupi nismëtar për reformën territoriale i përgjigjet një pyetjeje që ne të gjithë e kemi bërë: A kanë sot të gjitha kapacitetet për të përmbushur nevojat dhe shërbimet e qytetarëve? Ajo që na mëshon ndryshimi i demografisë, nevojat sociale, po ndryshojnë edhe nevojat e bashkive. Gjatë vitit 2025 shpenzimet vendore janë rritur.

Ndërkohë që detyrimet e prapambetura janë ulur. Zhvillimi nuk ka qenë i njëjtë në të gjitha bashkitë. Ka edhe bashki që kanë vështirësitë bazë. Bashki të forta do të thotë institucione të financuara. Propozimi që kemi përpara synon që të forcojë këto kapacitete. Ndaj të gjitha mendimet e dhëna në konsultime duhen marrë seriozisht në konsideratë përgjatë kësaj reforme. Vizioni i qyteteve të së ardhmes lidhet me dy elemente, të forta ekonomikisht dhe më të afërta me qytetarët. Duhet ta mbështesim të gjithë këtë fazë të reformës. Hap rrugën për shërbime më të plota dhe planifikim më të mirë. Më shumë decentralizim dhe bashkim.

Kjo reformë shoqërohet dhe me kërkesën me paketën e ligjeve që vijon më pas. Rezultatin e kësaj reforme. Kjo bëhet edhe më e rëndësishme për fazën ku po hyn Shqipëria, në fazën e integrimit të BE. Në fund reforma territoriale, nuk do të gjykohet nga numri i bashkive apo vijat në hartë, por nga mundësitë dhe shanset e barabarta, koha që i jep qytetarit dhe nga aftësia e bashkive për të punuar në afatgjatë, afatmesëm dhe afatshkurtër. Faza e dytë e reformës territoriale do të përmbushë nga fazë të nisur dhe mision të nisur nga PS”, tha Manastirliu. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.