Bukë me tharm me miell thekre Ola Përbërësit: LEXO edhe...Sallata e “jetës” nga zonja Mirela 70 gr tharm ose brumë i thartuar350 ml ujë + 20 ml ujë me kripë dhe erëza250 gr miell thekre Ola250 gr miell gruri ( i bardhë)10 gr kripë1 lugë e gjysmë çaji fara finoku1 lugë çaji fara koriandër1 ugë çaji kokrra piperi të kuqPërgatitja: Përziejmë mirë tharmin, 350 ml ujë dhe miellrat. I lemë për 20 minuta. Pastaj shtojmë kripën dhe erëzat e thërmuara dhe 20ml ujë. E punojmë pak sa të përziehen mirë. E lëmë brumin të pushojë. Pas 40 minutash e palosim me duar te lagura me ujë. Bëjmë dhe një palosje te dytë 40 minuta më vonë. Presim që brumi të shtojë në vëllim rreth 50% -rreth 8 orë në temperaturë 22 gradë. I japim formë dhe e vendosim në një tas të lyer me vaj dhe të spërkatur mirë me miell orizi. Presim sa të dyfishohet në vëllim (2-3 orë) dhe pastaj e pjekim. Pjekja në tavë me kapak në 245 gradë për 20 minuta dhe 25 minuta të tjera pa kapak në 230 gradë me qarkullim ajri. Tava e baltës me gjithë kapak duhet të jenë nxehur bashkë me furrën për 25-30 minuta. Presim rreth dy orë të ftohet para se ta presim dhe konsumojmë. MC/ReportTv.al receta buke me tharm me miell thekre receta te shpejta buke shtepie shije Komento Komente Sondazhi i ditës: Territorialja për votim në Kuvend, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 62.9% Jo 32.8% Nuk e di 4.3% Vota total: 326 Sondazhi i ditës: Territorialja për votim në Kuvend, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?
