Çmimi “Nobel” në letërsi, çmimi më prestigjioz letrar në botë, këtë vit i është akorduar poetes dhe studiueses kanadeze, Anne Carson. Akademia Suedeze e vlerësoi autoren për veprën e saj të guximshme dhe inovatore. LEXO edhe...Shkrimtarja kanadeze, Anne Carson shpallet fituese e Çmimit Nobel për Letërsinë! Komiteti i Nobel-it u shpreh se “dialogu lozonjar i Carson-it me traditën klasike ka krijuar forma të reja për letërsinë bashkëkohore”, ndërsa shpalli çmimin pak më herët në Akademinë Suedeze në Stokholm. E lindur në Toronto në vitin 1950, Carson ka ndërtuar një karrierë të shquar ku gërshetohen poezia, përkthimi nga greqishtja e lashtë dhe mësimdhënia universitare. Me një përkushtim të thellë ndaj etimologjisë dhe fuqisë së fjalës, ajo ka sjellë përkthime dinjitoze të tragjedive të Sofokliut e Euripidit, si dhe të fragmenteve të poetes Safo. Ndër veprat e saj më të vlerësuara është “Autobiografia e së kuqes” e vitit 1998, një roman në vargje që rikoncepton mitin antik të Gerionit në një rrëfim modern përvojash e ndjenjash. Krijime të tjera si “Erosi, i ëmbli dhe i hidhuri”, apo “Nox”, dëshmojnë aftësinë e saj unike për të kapërcyer kufijtë mes gjinive letrare dhe arteve pamore. Një tjetër vepër e saj, eseja “Bukuria e burrit” fitoi çmimin T.S. Eliot. Vepra eksploron shpërbërjen e dhimbshme të një martese, inteligjencën dhe bukurinë e një partneri shkatërrues. Në garën e sivjetshme, poetja kanadeze Carson dhe shkrimtarja eksperimentale kineze Can Xue kryesonin listën e favoriteve për të fituar, përkrah emrave të njohur si Haruki Murakami dhe Margaret Atëood. Me këtë trofe, Anne Carson vulos ndikimin e saj të jashtëzakonshëm në skenën e artit dhe letërsisë ndërkombëtare. B.G/ReportTv.al anne carson cmimi nobel Nobel në Letërsi Komento Komente Sondazhi i ditës: Territorialja për votim në Kuvend, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 62.1% Jo 32.8% Nuk e di 5.1% Vota total: 454 Sondazhi i ditës: Territorialja për votim në Kuvend, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?

