Lajme Zone
SPAK të dhëna të reja, pyeten ish bashkëpunëtorët e Ballukut, të mërkurën Elezi e Gjyli ‘heshtën’, sot në prokurori Verdho dhe Haxhiademi
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

SPAK të dhëna të reja, pyeten ish bashkëpunëtorët e Ballukut, të mërkurën Elezi e Gjyli ‘heshtën’, sot në prokurori Verdho dhe Haxhiademi

Dy ditët e fundit në Prokurorinë e Posaçme janë paraqitur për t’u marrë në pyetje disa prej të pandehurve kryesorë të dosjes ‘Balluku’. Report Tv ka mësuar përmes burimeve se SPAK ka gjetur të dhëna të reja pas një ekspertize të thelluar, në veçanti për Tunelin e Llogarasë dhe ka filluar rimarrjen në pyetje të personave të akuzuar.

Dy ditët e fundit në Prokurorinë e Posaçme janë paraqitur për t’u marrë në pyetje disa prej të pandehurve kryesorë të dosjes ‘Balluku’. Report Tv ka mësuar përmes burimeve se SPAK ka gjetur të dhëna të reja pas një ekspertize të thelluar, në veçanti për Tunelin e Llogarasë dhe ka filluar rimarrjen në pyetje të personave të akuzuar. LEXO edhe...SPAK thërret sërish bashkëpunëtorë të Ballukut, në dyert e Prokurorisë Verdho dhe Haxhiademi Të mërkurën u paraqitën ish-drejtori i KESH, Erald Elezi dhe ish-drejtori i ARRSH-së, Gentian Gjyli, të dy të pandehur për shkelje të barazisë në tendera. Report Tv ka mësuar se agjentët e BKH kanë kërkuar sqarime për të dhëna të reja për Tunelin e Llogarasë por si Elezi ashtu edhe Gjyli nuk kanë pranuar të flasin, ndërkohë që ishin të shoqëruar me avokat. Këtë të enjte ka qenë radha e ish-Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Infrastrukturës, aktualisht drejtoreshë e KESH, Viola Haxhiademi dhe Ergys Verdho, aktualisht drejtor i Përgjithshëm i Hekurudhës Shqiptare, ndërkohë më parë ka drejtuar Autoritetin Rrugor Shqiptar. Të dy janë paraqitur pa avokat, ndërkohë që si Haxhiademi dhe Verdho nuk janë të pandehur për dosjen ‘Balluku’. Emri i Haxhiademit ka dalë më herët në hetime, ndërsa në dhjetor 2025, BKH kreu kontrolle në banesën e saj, në kuadër të hetimeve për procedurat e tenderimit në sektorin e infrastrukturës dhe energjisë. Edhe vetë ish zv. Kryeministrja Belinda Balluku mund të thirret në SPAK për t’u marrë në pyetje për të dhënat e reja, pas ish vartësve të saj, por ende nuk ka konfirmim. K.T./ReportTv.al gentian gjyli Erald Elezi belinda balluku Viola Haxhiademi ergys verdho Komento Komente Sondazhi i ditës: Territorialja për votim në Kuvend, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 62.1% Jo 32.8% Nuk e di 5.1% Vota total: 454 Sondazhi i ditës: Territorialja për votim në Kuvend, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?