Lajme Zone
Radhë të gjata në pikën kufitare të Bllatës, shqiptarët presin me orë të tëra
Të tjeraJOQ Albania

Radhë të gjata në pikën kufitare të Bllatës, shqiptarët presin me orë të tëra

Pika kufitare e Bllatës, që lidh Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut, është përballur këtë të enjte me radhë të gjata automjetesh.

Pika kufitare e Bllatës, që lidh Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut, është përballur këtë të enjte me radhë të gjata automjetesh.

Në pikën kufitare të Bllatës, procesi i kalimit po kryhet vetëm në një sportel dhe në mënyrë manuale. Kjo ka sjellë vonesa të shumta dhe pritje të gjata për udhëtarët.

Edhe pse fluksi është rritur, kontrollet kufitare vijojnë të kryhen në të dyja anët e kufirit. Qytetarët duhet të kalojnë kontrollin e dokumenteve si nga pala shqiptare, ashtu edhe nga pala maqedonase.

Udhëtarët shprehen të shqetësuar për pritjet e gjata. Disa prej tyre thonë se pala maqedonase po e ngadalëson procesin e kontrollit, duke shkaktuar radhë të gjata dhe orë të tëra pritjeje.

Qytetarët kërkojnë që kontrollet të përshpejtohen dhe të merren masa për përballimin e fluksit të shtuar në këtë pikë kufitare.