Ernest Muçi luajti si titullar me Kombëtaren pas shumë kohësh, ndërsa ia shpërbleu trajnerit Maran duke shënuar edhe një prej dy golave në fitoren 2-0 kundër Bjellorusisë. Pas ndeshjes ai deklaroi se ‘kuqezinjtë duhet të dalin të parët në grup’ dhe se ‘Maran është pozitiv me të gjithë ekipin. “Jam shumë i lumtur që u riktheva. Ishte shumë e rëndësishme ta fitonim këtë ndeshje. Falenderoj trajnerin për besimin. Kemi 3 ndeshje të tjera, për të dalë të parët në grup. Golin ia dedikoj familjes time, të dashurës dhe gocës time. Sot luajtëm me skemën 4-4-2, atje ndihem më mirë, mund të tregoj aftësitë e mia. Është skemë e mirë për të gjithë. Sot treguam që fituam me këtë skemë dhe duhet të vazhdojmë. Për cilësi e kam treguar në klub do e tregoj dhe në klub. Jam i gatshëm ta bëj. Ishte ndeshja ime e katërt në 5 vjet si titullar me Kombëtaren dhe goli i katërt, shpresoj të vazhdoj të jap kontributin tim. LEXO EDHE:Kristjan Asllani ndëshkon Bjellorusinë nga pika e bardhë e penalltisë, momenti i golit! Tifozët kuqezi shpërthejnë në festë (VIDEO) Nuk kam edhe aq eksperiencë në Kombëtare, është ndeshja e katërt me formacionin moshatarët e mi kanë luajtur 40-50 ndeshje. Më mirë avash dhe të jem atje gjithmonë se 2-3 ndeshje dhe mos dukem. Maran është pozitiv me gjithë ekipin. Maran më ka thënë që të ndihem si te klubi im. Të gjithë duam të bëjmë gol, rëndësi ka që fituam. Nuk është problem kush i bën golat,”- deklaroi Muçi për 'Digitalb' Lajmi kryesor: Shqipëria e nis me shkëlqim Ligën e Kombeve, mposht pastër Bjellorusinë! Ndan kreun e grupit me Finlandën! 'Protestë' në stadium kundër vendimit të Hagës për 4 ish-krerët e UÇK Ne.k./SI.E./Shqiptarja.com TAG: Rolando Maran Liga e Kombeve kombetarja shqiptare Bjellorusia ertrit berisha Air Albania Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Sondazhi i ditës: 26 Shtator, 18:15 Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 60.4% Jo 32.7% Disi 6.9% Vota total: 548 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 26 Shtator, 18:15 Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?

