Spanja tregoi forcën dhe fitoi 3-2 përballë Anglisë në "Uembi" në kuadër të Grupit A3 në Ligën e Kombeve.
Dueli dhuroi emocione të shumta dhe plot pesë gola, ku penalltia e humbur nga Harry Kane doli të jetë përcaktuese për fatin e takimit.
Spanjollët e nisën ndeshjen me vrull duke kaluar në avantazh që në minutën e 2-të falë realizimit të Lamin Jamal.
Megjithatë, Anglia reagoi dhe përmbysi shifrat brenda pjesës së parë me golat e Anthony Gordon dhe Harry Kane.
Në pjesën e dytë, kampionët e botës përmbysën sërish me zëvendësuesit Alex Baena dhe Mikel Oyarzabal.
Me këtë sukses, Spanja zgjat ecurinë e saj pa humbje brenda 90 minutave në një rekord historik prej 39 ndeshjesh.
Në takimet e tjera, Kroacia mposhti Çekinë 1-2 me gol të Luka Modriç, kurse Zvicra fitoi bindshëm 0-3 ndaj Maqedonisë së Veriut.
Ndërkohë, në Ligën C, Sllovakia regjistroi një fitore të pastër 2-0 përballë Moldavisë. Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.
