Lajme Zone
Ismajli: E dominuam Bjellorusinë, mund të fitonim me rezultat më të thellë
SportCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Ismajli: E dominuam Bjellorusinë, mund të fitonim me rezultat më të thellë

Ardian Ismajli ishte një nga më të mirët ë fitoren 2-0 të Shqipërisë ndaj Bjellorusisë. Pas ndeshjes, mbrojtësi foli për Tv Klan, ku u shfaq i lumtur për fitoren. Ismajli deklaroi se ekipi mund të kishte fituar me rezultat më të thellë, pasi rastet i kishin. “Ishte shumë e rëndësishme ta nisnim me fitore, sidomos pas atyre miqësoreve në qershor. Në 10 minutat e para ishim në vështirësi, por ia dol

Ardian Ismajli ishte një nga më të mirët ë fitoren 2-0 të Shqipërisë ndaj Bjellorusisë. Pas ndeshjes, mbrojtësi foli për Tv Klan, ku u shfaq i lumtur për fitoren.

Ismajli deklaroi se ekipi mund të kishte fituar me rezultat më të thellë, pasi rastet i kishin.

“Ishte shumë e rëndësishme ta nisnim me fitore, sidomos pas atyre miqësoreve në qershor. Në 10 minutat e para ishim në vështirësi, por ia dolëm. Kishim mundësi të shënonim më shumë. Megjithatë me rëndësi është që morën 3 pikët. Sot ekipi më la përshtypje pozitive. E dominuam kundërshtarin. Mund të fitonim me rezultatin më të thellë. Është një trajner i ri dhe sistem i ri. Çunat po përshtaten.

Nuk e prisnim të luante në presing në fillim Bjellorusia. Megjithatë jemi lojtarë që dimë si të mbrohemi, sepse kemi luajtur në Serie A. Pastaj e vumë ndeshjen në kontroll dhe bëmë atë që duhej”, deklaroi Ismajli. Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.