Lajme Zone
Shënoi në fitoren ndaj Bjellorusisë, Muçi: Ja porosia e trajnerit Maran para ndeshjes
SportTop Channel

Shënoi në fitoren ndaj Bjellorusisë, Muçi: Ja porosia e trajnerit Maran para ndeshjes

Ernest Muçi ishte një nga protagonistët e fitores 2-0 të Shqipërisë ndaj Bjellorusisë, duke realizuar golin e dytë të takimit. Sulmuesi kuqezi u rikthye në formacionin titullar dhe e shfrytëzoi mundësinë e dhënë nga trajneri me një paraqitje pozitive.

Ernest Muçi ishte një nga protagonistët e fitores 2-0 të Shqipërisë ndaj Bjellorusisë, duke realizuar golin e dytë të takimit. Sulmuesi kuqezi u rikthye në formacionin titullar dhe e shfrytëzoi mundësinë e dhënë nga trajneri me një paraqitje pozitive. Pas ndeshjes, Muçi foli për rëndësinë e këtij triumfi dhe besimin që ka marrë nga stafi teknik. Ai theksoi se ndihet më mirë në skemën 4-4-2, ku sipas tij mund të shfaqë më shumë nga cilësitë e tij. Në prononcimin për “Supersport”, Muçi foli gjithashtu për golin, rikthimin te Kombëtarja dhe objektivin për të dhënë kontribut në ndeshjet e ardhshme.

“Jam shumë i lumtur që u riktheva. Ishte shumë e rëndësishme ta fitonim këtë ndeshje. Falënderoj trajnerin për besimin. Kemi tri ndeshje të tjera për të dalë të parët në grup. Golin ia dedikoj familjes time, të dashurës dhe gocës time.

Sot luajtëm me skemën 4-4-2, aty ndihem më mirë, mund të tregoj aftësitë e mia. Është skemë e mirë për të gjithë. Sot treguam që fituam me këtë skemë dhe duhet të vazhdojmë. Për cilësi e kam treguar në klub, do e tregoj dhe në Kombëtare. Jam i gatshëm ta bëj. Ishte ndeshja ime e katërt në 5 vjet si titullar me Kombëtaren dhe goli i katërt, shpresoj të vazhdoj të jap kontributin tim.

Nuk kam edhe aq eksperiencë në Kombëtare, është ndeshja e katërt me formacionin. Moshatarët e mi kanë luajtur 40-50 ndeshje. Më mirë avash dhe të jem atje gjithmonë, se 2-3 ndeshje dhe të mos dukem. Marani është pozitiv me gjithë ekipin. Marani më ka thënë që të ndihem si te klubi im.

Të gjithë duam të bëjmë gol, rëndësi ka që fituam. Nuk është problem kush i bën golat”, tha Muçi. Top Channel